• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Profesionet e lira/ Tatimet apel biznesit: Në rast keqdeklarimi drejtohuni te Drejtoritë Rajonale për rishikim këstesh

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Profesionet e lira/ Tatimet apel biznesit: Në rast keqdeklarimi drejtohuni te Drejtoritë Rajonale për rishikim këstesh

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka apeluar biznesin që në rast të keqdeklarimit të tatim fitimit t’u drejtohet Drejtorive Rajonale përkatëse për rishikimin e kësteve. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, tatimet sqarojnë se përllogaritja e kësteve paraprake të Tatimit mbi të ardhurat për vitin 2024, për shërbimet profesionale, bëhet mbi % e fitimit të vetëdeklaruar gjatë vitit 2023.
“Duke qenë se viti 2024 është viti i parë i zbatimit të ligjit të ri, këstet bazohen mbi deklarimin e fitimit të vitit 2023, deklarimi për të cilat kryhet sipas përcaktimeve të ligjit të vjetër për “Tatimin mbi të Ardhurat”.
Theksojmë se njohja apriori e shpenzimeve në masën 30% për tatimpaguesit, që ushtrojnë aktivitet si “Shërbim profesional”, e cila është opsionale, aplikohet sipas Ligjit të ri vetëm në deklarimin e fitimit të vitit 2024, i cili kryhet brenda datës 31 mars 2025. Kjo nuk do të thotë që në përllogaritjen e kësteve paraprake për vitin 2024, nuk janë njohur shpenzimet e kryera nga tatimpaguesit, përderisa përllogaritja bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar të vitit 2023 dhe fitimi llogaritet si rezultat i të ardhurave dhe shpenzimeve faktike të realizuara”, theksohet në njoftimin për shtyp të Tatimeve.
Më tej, administrata këshillon “çdo tatimpagues, që pretendon se kësti paraprak i vitit 2024 është shumë i lartë apo në rast keqdeklarimi nga ana e tyre, t’i drejtohet me kërkesë për rishikim të kësteve Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, e cila do të shqyrtojë me prioritet çdo kërkesë për këtë qëllim, për tatim të drejtë sipas ligjit”.

Njoftimi i plotë i administratës tatimore:

Me qëllim parësor mirëinformimin e tatimpaguesve dhe të publikut të gjerë dhe për të ndaluar dezinformimin në media, Administrata Tatimore sqaron se përllogaritja e kësteve paraprake të Tatimit mbi të ardhurat për vitin 2024, për shërbimet profesionale, bëhet mbi % e fitimit të vetëdeklaruar gjatë vitit 2023.

Duke qenë se viti 2024 është viti i parë i zbatimit të ligjit të ri, këstet bazohen mbi deklarimin e fitimit të vitit 2023, deklarimi për të cilat kryhet sipas përcaktimeve të ligjit të vjetër për “Tatimin mbi të Ardhurat”.

Theksojmë se njohja apriori e shpenzimeve në masën 30% për tatimpaguesit, që ushtrojnë aktivitet si “Shërbim profesional”, e cila është opsionale, aplikohet sipas Ligjit të ri vetëm në deklarimin e fitimit të vitit 2024, i cili kryhet brenda datës 31 mars 2025. Kjo nuk do të thotë që në përllogaritjen e kësteve paraprake për vitin 2024, nuk janë njohur shpenzimet e kryera nga tatimpaguesit, përderisa përllogaritja bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar të vitit 2023 dhe fitimi llogaritet si rezultat i të ardhurave dhe shpenzimeve faktike të realizuara.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këstet paraprake të vitit 2024 të llogariten mbi fitimin e vitit 2024. Kështu që, sikurse e përcakton edhe Ligji këstet paraprake do të llogariten mbi fitimin e vitit paraardhës.

Këshillojmë çdo tatimpagues, që pretendon se kësti paraprak i vitit 2024 është shumë i lartë apo në rast keqdeklarimi nga ana e tyre, t’i drejtohet me kërkesë për rishikim të kësteve Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, e cila do të shqyrtojë me prioritet çdo kërkesë për këtë qëllim, për tatim të drejtë sipas ligjit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Të jesh kreativ mund të dëmtojë karrierën tënde

Para

Tatimi te profesionet e lira rrezikon tkurrjen e eksporteve të shërbimit IT dhe start up-ve të reja

Para
Tatimi te profesionet e lira rrezikon tkurrjen e eksporteve të shërbimit IT dhe start up-ve të reja

Tatimi te profesionet e lira rrezikon tkurrjen e eksporteve të shërbimit IT dhe start up-ve të reja

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Drita e telefonit ndal rritjen e trurit te fëmijët

Drita e telefonit ndal rritjen e trurit te fëmijët

nga Fast News
19:58 | 10/02/2026
0

Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë

Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë

nga Fast News
19:15 | 10/02/2026
0

Indeksi i korrupsionit/ Shqipëria përkeqësohet në renditjen e “Transparency International”

Indeksi i korrupsionit/ Shqipëria përkeqësohet në renditjen e “Transparency International”

nga Fast News
19:07 | 10/02/2026
0

Kush përfiton nga kompensimi i TVSH-së në bujqësi? – Udhëzimi/ Fermerët duhet të ruajnë faturat e shiteve, aplikimi në tatime

Kush përfiton nga kompensimi i TVSH-së në bujqësi? – Udhëzimi/ Fermerët duhet të ruajnë faturat e shiteve, aplikimi në tatime

nga Fast News
18:59 | 10/02/2026
0

Recent News

Drita e telefonit ndal rritjen e trurit te fëmijët

Drita e telefonit ndal rritjen e trurit te fëmijët

19:58 | 10/02/2026
Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë

Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë

19:15 | 10/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar