Bëhuni pjesë e programit një mujor të trajnimit dhe mentorimit për të konsoliduar produktin tuaj!
50 startupe, nga brenda dhe jashtë vendit, drejtuar nga individë dhe skuadra të kryesuara nga vajza, do të mund të konsolidojnë produktin dhe të bëjnë një hap para drejt tregut ndërkombëtar.
10 startupet e përzgjedhura do të prezantohen në eventin final Women Startup Competiton Albania 2024 në muajin qershor, në Tiranë. Pjesë e rrjetit europian të Women Startup Competition, startupet vendase do të jenë automatikisht pjesë e këtij rrjeti që në regjistrimin e tyre për prezantim, para sipërmarrëseve dhe donatorëve të mundshëm.
Për të dytin vit, Women Startup Competition në Tiranë mbështetet nga BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga EU – Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF).
Vitin e kaluar, 30 startupe nga të rinj shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, Gjermani dhe Itali, u bënë pjesë e programit. Startupi në fushën e sigurisë kibernetike Cyber Morfosis u shpall fitues, duke marrë pjesë në konkursin europian të WSC, zhvilluar në Vjenë.
Ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e programit të vetëm ndërkombëtar, dedikuar grave dhe vajzave, që zhvillohet në Shqipëri.
Kush është WSC?
Women Startup Competition është një kompeticion i përvitshëm në Botë i startupeve të drejtuara nga gratë. Ai është themeluar për t’u dhënë mundësi grave sipërmarrëse dhe skuadrave të tyre, në mënyrë që të takojnë investitorë, të marrin mbështetje dhe këshilla për të arritur qëllimet e tyre të biznesit. Kompeticioni synon të rrisë raportin aktual shumë të ulët të grave në biznes krahasuar me burrat.
Women Startup Competition lindi në vitin 2012, në Budapest, Hungari. Që atëherë, lëvizja ka lulëzuar dhe është rritur vazhdimisht, duke tërhequr gratë sipërmarrëse krijuese, të cilat, përmes programit, janë përshpejtuar në autostradën e biznesit. ËSC është i pranishëm në 12 vende europiane, duke ofruar gjithashtu një seri trajnimesh dhe konkursesh.
Qëllimi i Women Startup Competition është të rrisë praninë e grave në biznes dhe për ta bërë këtë, WSC ofron trajnime dhe mundësi për startup-e, për të realizuar ëndrrat e tyre dhe për t’i inkurajuar ato të bëjnë atë që duan. Seria e konkurseve të WSC rrit numrin e ndërmarrjeve inovative, ku shumica e themeluesve janë gra. WSC punon të përmirësojmë njohuritë e grave sipërmarrëse, t’i inkurajojë dhe t’i ndihmojmë ato, si dhe t’i lidhë ato me qendrat kryesore të inovacionit të korporatave, investitorët sipërmarrës, investitorët engjëj dhe partnerë të tjerë të mundshëm.