Ekspertët janë skeptikë për skemën kombëtare në bujqësi, të miratuar dy ditë më parë nga qeveria. Skema parashikon subvencionimin e 8 kategorive të fermerëve dhe blegtorëve, me një total prej 30 milionë euro. Për pedagogun e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Gjok Vuksani skema është e paplotë.
“Fermerët s’kanë marrë atë që është shkruar në VKM, por më pak. Skemat mbështetëse nuk sjellin asnjë zgjidhje. Po zbatohet një skemë 10 vjeçare që s’ka zgjidhur hallet. Risia e dytë e skemave është se është vendosur një nen, i cili thotë në rastet kur fondi që është në dispozicion nuk mbulon të gjithë fermerët. Bëhet një ndarje proporcionale në fund. Kjo shumë në fund plot pjesëtohet që s’është e mirë”, shprehet Vuksani.
Sipas tij, edhe risitë e sjella në këtë skemë të re si para në llogari bankare për naftën por dhe zgjerimin e sektorëve përfitues nuk janë të përcaktuara siç duhet .
“Nuk kemi tituj pronësie të tokës. Ca e kanë në përdorim por juridikisht e ka dikush tjetër. Njerëzit që punojnë tokën nuk marrin subvencionim të tokës. Nafta nuk shkon te ai që punon tokën. Paratë duhet të shkojmë për naftë kur është sezoni i naftës”, deklaron eksperti.
Skema kombëtare në bujqësi
Skema kombëtare në bujqësi, miratuar nga qeveria në mbledhjen e të mërkurës parashikon mbështetje në disa forma, nga numri i krerëve të mbarështuara në fermë deri tek shuma monetare. Ja cilat janë kategoritë që përfitojnë:
1.Mbështetja për lopët, në vlerën 10 mijë lekë për krerë, për tufa mbi 10 krerë në fermë.
- Bagëtitë e imta, me një mbështetje 1200 lekë për krerë, për tufa mbi 100 krerë për fermë.
- Mbështetjen për bletarinë në vlerën 1000 lekë për zgjua, ku ferma duhet të ketë të paktën 50 zgjoje.
- Mbështetje për perimet, luleshtrydhet dhe rrushit në tavolina sera me vlerë 200 mijë lekë për hektar, por jo më shumë se dy sezone dhe jo më pak se një hektar fermë.
- Kemi një produkt të ri, që bimët medicinale, kemi shtuar këtë vit dhe mbështetjen për bimët mjekësore me një vlerë 30 mijë lekë për hektarë, në jo më pak se 1 hektar të kultivuar.
- Naftë për bujqësinë do të vijojë me të njëjtat kritere, por me një ndryshim thelbësor këtë vit, që nuk do mundësohen më naftë nëpërmjet bidonave me naftë, por lekë në llogari.
- Mbështetje për certifikimin e fermave organike.
- Kriteret e skemës së naftës vijojnë të jenë të lidhur me sipërfaqen e tokës, jo më pak se 1 ha për fermë do jetë produktiviteti minimal i mbështetjes”.