Kush nuk do të donte të zgjohej në mëngjes dhe të pinte kafenë e tij në një vilë idilike pikërisht përballë detit? Një shtëpi e tillë aktualisht shitet në SHBA, konkretisht në Florida. Kushdo që është i interesuar të blejë këtë pronë, megjithatë, duhet të jetë në gjendje të paguajë 295 milionë dollarë, sipas një raportimi të Wall Street Journal. Kjo konsiderohet si shtëpia më e shtrenjtë në SHBA. Në fakt, ajo përbëhet nga tre shtëpi që së bashku tejkalojnë 2000 metra katrorë sipërfaqe.
Shtëpia kryesore ka një sipërfaqe prej mbi 1000 metra katrorë, gjashtë dhoma dhe një pishinë të brendshme. Rezidenca e dytë ka pesë dhoma gjumi, një pishinë të jashtme dhe një sipërfaqe totale prej 514 metrash katrorë. E treta dhe më moderne është ndërtuar në vitin 2013, ka gjithashtu një pishinë të jashtme, si dhe një dok me kapacitet prej gjashtë varkash.
Këshilltari financiar John Donahue po fluturonte mbi Napoli, Florida në vitet 1980 kur vuri re një copë toke të pabanuar përgjatë Gjirit të Meksikës. Në vitin 1985, kur u ble zona, nuk kishte gjë tjetër veç pemëve
Kjo është pikërisht ajo që ai bëri, duke paguar 1 milion dollarë në 1985 -ën për një parcelë afërsisht 4.3 hektarë që nuk kishte asgjë tjetër veçse një vilë të vogël peshkimi. Pak vite më vonë familja arriti të blejë gjithsej 60 hektarë në zonë. Tani, pas vdekjes së John dhe Rhodora, familja po shet kompleksin me tre shtëpi për një shifër rekord prej 295 milionë dollarësh.