Bashkia Tiranës ka hapur tenderin me vlere 129 milionë lekë për krijimin e korsive të dedikuara për shërbimin e transportit qytetas në disa rrugë kryesore të qytetit, si dhe për rehabilitimin e stacioneve në zonën qendrore.
Në dokumentet që shoqërojnë procedurën e prokurimit, konkretisht raporti teknik nënvizohen edhe rrugët ku do të ndërhyhet. “Krijimi i infrastrukturës për shtrirjen e korsive të dedikuara për shërbimin e transportit qytetës në disa rrugë kryesore të Qytetit, optimizimi i ndalesave të autobusëve urban dhe informatizimi i tyre, sikurse rikonstruksioni dhe rikualifikimi urban i kryqëzimit, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës së komunitetit të qytetit të Tiranës.
Projekt zbatimi i korsive të dedikuara për autobus në disa akse rrugore, përfshin rrugët si me poshtë:
– Unaza e mesme ( nga kryqëzimi i “Brrylit” deri te ura “Vasil Shanto” në të dyja anët e lumit
“Lana”).
– E “Kavajës” (segmenti nga sheshi “Mustafa Qemal Ataturku” – kryqëzimi me “Ibrahim
Rugova” )
– “Muhamet Gjollesha” (segmenti nga ura “Vasil Shanto” – sheshi “Karl Topia”)” thuhet në dokument.
I njëjti parashikon edhe rehabilitim të stacioneve ku përfshihenn 3 korridoret e linjave të transportit publik qytetës si dhe zonën përreth qendrës ku dhe përqendrimi i udhëtarëve dhe kërkesa për transit është më e madhe:
– Linja “Kinostudio Kombinat”
– Linja “Tirana e Re”
– Linja “Unaza
“Rrugët janë kryesisht në gjendje të mirë. Ka dëmtime të riparueshme në pjesën e asfaltit në disa segmente ku aktualisht janë vend parkime për automjete. Sipas detyrës së projektimit rrjeti i kanalizimeve te ujërave dhe bardha dhe te zeza është funksional dhe ne gjendje te mire. Në stacionet e urbaneve mungojnë tabelat informuese për qytetarët. Në mungesë të një korsie të dedikuar autobusave kemi vonesa në frekuencën e tyre , trafik, tejmbushje e tyre. Gjithashtu është i nevojshëm rehabilitim i kurorave të gjelbërta përgjatë segmenteve të projektit , vend grumbullim të mbetjeve urbane dhe elementit ndarës/mbrojtës të kësaj korsie të përshtatshme për evitimin e “kërcimit të gomave”, thuhet në dokument.