• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Besimi tek ekonomia i lëkundur, e “ushqen” ndërtimi

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Besimi tek ekonomia i lëkundur, e “ushqen” ndërtimi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Treguesi i besimit në ekonomi ka shfaqur një trajektore jo të qëndrueshme në dhjetor, duke sinjalizuar se pritshmëritë e bizneseve dhe konsumatorëve për gjendjen e ekonomisë gjatë vitit 2024 janë të ndryshme. Banka e Shqipërisë ka konstatuar se muajin e kaluar Treguesi i Ndjesisë Ekonomike shënoi një rritje prej 2.2 pikësh kundrejt nëntorit.

Përmirësimi i këtij treguesi u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e ndërtimit, shërbimeve dhe më pak nga ai i industrisë. Sektori i tregtisë, si edhe besimi konsumator regjistruan vlera thuajse të njëjta me një muaj më parë.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit lehtësisht me 0.5 pikë përqindje në muajin dhjetor, i ndikuar nga vlerësimet më optimiste për kontratat porositëse. Niveli i TBI-së aktualisht qëndron 7.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për prodhimin, për punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë pothuajse të njëjta me ato të një muaji më parë.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit ndjeshëm me 9.1 pikë përqindjeje në muajin dhjetor, duke u ngjitur pranë vlerave më të larta historike. Ky tregues qëndron 30.3 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja këtë muaj u përcaktua nga vlerësimet më të larta për aktivitetin aktual ndërtues dhe për nivelin e porosive aktuale. Ndërkohë, edhe pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje.    

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u rrit me 2.6 pikë përqindjeje në muajin dhjetor. Niveli i TBSH-së qëndron në intervalin e vlerave më të larta historike, rreth 16 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rritje. Pritjet e bizneseve për kërkesën, punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë gjithashtu me rritje.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) qëndroi pothuajse i pandryshuar krahasuar me vlerën e një muaji më parë në muajin dhjetor. Kjo vlerë u ndikua kryesisht nga vlerësime të njëjta mbi ecurinë aktuale të biznesit dhe pritjet për punësimin. Niveli aktual i TBT-së qëndron rreth 7.7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Nga ana tjetër, pritjet për ecurinë e biznesit dhe çmimet në të ardhmen u vlerësuan në rritje..

Treguesi i besimit konsumator (TBK) në muajin dhjetor regjistroi vlerë të përafërt me atë të muajit paraardhës. Niveli i tij aktual ka kaluar me 1.3 pikë përqindje mesataren historike. TBK-ja këtë muaj u përcaktua nga pritje pothuajse të pandryshuara për situatën e përgjithshme ekonomike, situatën financiare dhe blerjet në shuma të mëdha për të ardhmen.

Etiketa: aktualitet
Pas

4 herë më shumë se Shqipëria, Kosova e çon në 200 milionë euro buxhetin për mbrojtjen

Para

A duhet t’ua tregoni kolegëve pagën tuaj?

Para
A duhet t’ua tregoni kolegëve pagën tuaj?

A duhet t’ua tregoni kolegëve pagën tuaj?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

nga Fast News
09:00 | 29/01/2026
0

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

nga Fast News
08:30 | 29/01/2026
0

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

nga Fast News
08:00 | 29/01/2026
0

Miratohet Kadastra Fiskale, bashkitë do të administrojnë taksën mbi ndërtesën që nga 10 shkurti

Miratohet Kadastra Fiskale, bashkitë do të administrojnë taksën mbi ndërtesën që nga 10 shkurti

nga Fast News
07:30 | 29/01/2026
0

Recent News

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

09:00 | 29/01/2026
Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

08:30 | 29/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar