Qeveria angleze paraqiti disa ndryshime drastike në ligjin e emigracionit me ndikim të drejtpërdrejtë edhe tek emigrantët shqiptarët të cilët duan të realizojnë bashkimet familjare.
Nëse një emigrant shqiptarë sponsor i vizës së martesës apo bashkimit familjarë me ligjin aktual duhet të vërtetonte se kishte të ardhura vjetore 18.600 stërlina, me ndryshimet ligjore duhet të dëshmojë se të ardhurat vjetore i ka 38.700 stërlina.
Ndryshimet ligjore që hynë në fuqi më 1 Prill 2024 u paraqitën në parlament nga sekretari shtetit për çështjet e brendshme James Cleverly. Ai deklaroi se është koha të themi “boll është boll” kur flasim për emigracionin në Angli. Sipas qeverisë angleze ndryshimi ligjit synon uljen e numrit të emigrantëve në 300.000 në vit.
Kryeministri Rishi Sunak i komentoi këto ndryshime si “një përpjekje për uljen më të madhe të numrit të emigrantëve ndërmarrë ndonjëherë”. Ndryshimet përfshinë ndalimin e sjelljes së anëtarëve të familjes nga emigrantët me vizë pune në Angli.
Me ndryshimet e fundit, përpara aplikimit për vizë pune në Angli të huajt duhet të kenë siguruar një vend pune me pagë 38.700 stërlina në vit nga 26.200 stërlina që kërkohej deri më tani. Pëson ndryshime edhe skema e punësimit për ata të cilët mbarojnë studimet në Angli dhe sigurojnë një vend pune./Top Channel