• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Raporti i KLSH: Në 8 vite, vetëm 6 mijë gra përfituan fonde nga skema kombëtare në bujqësi

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Raporti i KLSH: Në 8 vite, vetëm 6 mijë gra përfituan fonde nga skema kombëtare në bujqësi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gratë fermere janë përfituese të një numri shumë të vogël të subvencioneve, dhënë nga buxheti i shtetit për bujqësinë. Sipas të dhënave të një raporti të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbështetur nga Un Women, në 8 vitet e fundit nga skema kombëtare e subvencioneve në bujqësi kanë përfituar në total 37.185 fermerë.  Numri i përfituesve ka pasur një rritje progresive nga viti në vit, nisur edhe nga rritja e fondeve të vëna në dispozicion.

Por pavarësisht kësaj ecurie, vetëm një numër i vogël grash fermerë kanë përfituar nga fondet e skemës kombëtare në bujqësi. Në total në 8 vite, kanë përfituar vetëm 6042 gra, apo e thënë ndryshe rreth 16.2 për qind e numrit total të përfituesve. KLSH konstaton se rritja e numrit të grave përfituesve nga skemat kombëtare vihet re në periudhën 2020 dhe në vijim.

Raporti evidenton se buxhetimi i fondeve në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural realizohet në total dhe jo me bazë gjinore. Për këtë arsye KLSH rekomandon që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ekipet përkatëse të menaxhimit të programeve buxhetore të ngritura për përgatitjen e projektbuxheteve të marrin masa në rritjen e planifikimit të PBA-ve respektive në lidhje me produktin gjinor me qëllim rritjen e numrit të grave përfituese rurale nga shërbimet e ekstensionit nga skemat kombëtare dhe IPARD, me synim fuqizimin e tyre ekonomik.

Gjithashtu rekomandohet që Ministria të identifikojë në strukturat organike aktuale të Agjencive të Rajonale të Ekstensionit Bujqësor dhe Qendrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore, një nënpunës gjinor lokal të ngarkuar në ndjekjen e produkteve buxhetore gjinore si dhe hartimin dhe miratimin e Planit të Veprimit për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave rurale në kohë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Dita Ndërkombëtare e Grave Rurale, evente për të vlerësuar kontributin e tyre në bujqësi

Para

Mbahet për herë të parë jashtë BE-së, çfarë duhet të dimë për Samitin e 10-të të Procesit të Berlinit?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar