Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

“Frikë” nga tatimi për profesionet e lira?! Vetëpunësimi bie në 29.3%, niveli më i ulët që nga viti 2015

nga Fast News
3 years më parë
në Biznes
0
“Frikë” nga tatimi për profesionet e lira?! Vetëpunësimi bie në 29.3%, niveli më i ulët që nga viti 2015
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetë-punësuarit zunë 29.3 për qind të totalit të punësimit. Kjo ishte përqindja më e ulët që nga tremujori i dytë i vitit 2015, sipas të dhënave historike të INSTAT.

Vetëpunësimi hyri në një trend rënës që nga 3-mujori i tretë i vitit 2022 kur zinte 32% të totalit. Kjo rënie po tregon ndryshimin e strukturës së punësimit. Prej vitesh qendrat tregtare dhe supermarketet po ushtrojnë presion mbi njësitë e vogla të shitjes me pakicë dhe ato të shërbimeve që njihen zakonisht si ushqimorët dhe kafenetë e lagjeve.

Sakaq tregu i punës ka shfaqur ofertë në rritje për punonjës pothuajse në të gjithë sektorët. Mungesa e punonjësve ka ndikuar në rritjen e pagave në sektorin privat vitet e fundit. Ofertat për punësim shpesh tejkalojnë fitimet që vijnë nga njësite vogla të shërbimeve, duke bërë që të ketë një zhvendosje nga vetëpunësimi në punësim me pagë.

Vetëpunësimi është ofruesi më i madh i punës në vend, por jo kundrejt pagës. Shumica e atyre që raportohen si të punësuar pa pagë janë zakonisht të vetëpunësuar në bizneset e familjes. Kjo kategori të punësuarish që shpesh strehojnë informalitetin nuk paguajnë sigurime dhe rrezikojnë të krijojnë një plagë sociale në të ardhmen.

Numri i të vetë-punësuarve pësoi një rritje artificiale vitet e fundit për të shmangur tatimet nga profesionistët. Shumë të punësuar me paga të larta u regjistruar si biznese të vogla (profesione të lira) për të shmangur tatimet mbi pagën.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Por numri i tyre mund të reduktohet sërish pasi përmes ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nga 1 janari 2024 të vetë-punësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0%, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi, pas shpenzimeve të zbritshme sipas nenit 22 të ligjit, të vetë-punësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%.

Shqipëria ka një nga normat më të larta të vetëpunësimit në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, vetëpunësimi ka rënë paksa në BE gjatë viteve, nga 10.2% në 2010 në 8.9% në 2021., Vetëpunësimi ishte më i zakonshmi në vendet jashtë BE-së, veçanërisht në Shqipëri (35% e të gjithë punëtorëve) dhe Serbia (16% e të gjithë punëtorëve).

Ndër vendet anëtare të BE-së, Greqia (16%), Polonia dhe Italia (të dyja 15%) kishin përqindjet më të larta. Vetëpunësimi i personave të varur ekonomikisht ishte më i zakonshëm në Shqipëri (11%), Kosovë (5%) dhe Serbi (4%).

Etiketa: aktualitet
Pas

Pse evropianët paguajnë më shumë për iPhone sesa amerikanët

Para

Qeveria miraton indeksimin e pensioneve me 8.6%

Para
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve me 8.6%

Qeveria miraton indeksimin e pensioneve me 8.6%

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nafta bie poshtë 100 dollarë për fuçi, rriten bursat globale

Nafta bie poshtë 100 dollarë për fuçi, rriten bursat globale

nga ro ot
11:19 | 08/04/2026
0

Si i zëvendësoi Parisi makinat me biçikletat!

Si i zëvendësoi Parisi makinat me biçikletat!

nga Fast News
09:30 | 08/04/2026
0

Nga mosmarrja e pagës te shërbimet private, ku po diskriminohen më shumë të huajt në Shqipëri

Nga mosmarrja e pagës te shërbimet private, ku po diskriminohen më shumë të huajt në Shqipëri

nga Fast News
09:00 | 08/04/2026
0

Shtrenjtohet transporti publik nga Tirana drejt Korçës

Shtrenjtohet transporti publik nga Tirana drejt Korçës

nga Fast News
08:30 | 08/04/2026
0

Recent News

Nafta bie poshtë 100 dollarë për fuçi, rriten bursat globale

Nafta bie poshtë 100 dollarë për fuçi, rriten bursat globale

11:19 | 08/04/2026
Si i zëvendësoi Parisi makinat me biçikletat!

Si i zëvendësoi Parisi makinat me biçikletat!

09:30 | 08/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora