“Biznes si më përpara nuk do të ketë më”. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së prodhuesve, Arben Shkodra në studion e A2 Business të gazetares Aurora Sulce. Sipas tij, Shqipëria po kalon në një erë të re të zhvillimit ekonomik industrial botëror, me shtimin e inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale. Shkodra thekson se biznesi duhet të rimodelojë mënyrën e të bërit biznes.
“Ne do të fillojmë të mendojmë për të bërë biznes ndryshe nga përpara viti 2011, ndryshe nga pas pandemisë po kalojmë në erë të zhvillimit ekonomik industrial botëror krejt tjetër. Kemi prezencë të shtuar të inovacionit, kërkimit shkencor dhe Inteligjencës Artificiale. Robotizimi është një nga instrumentet e këtij zhvillimi.
Bashkimi i këtyre 3 ishujve në këtë një tryezë për të filluar të krijohen sinergji të reja. Kemi vendosur të gjithë mendimet tona për masat konkrete që duhet të merrte qeveria që nga kuadri ligjor, lehtësirat fiskale e barrierat. Kjo strategji do të miratohet nga KE. Dhe ne jemi të bindur që ke do të bëjë më të mirën. Nga ana tjetër biznesi duhet të fillojë veten ndryshe m të rimodelojë mënyrën e të bërit biznes se biznesi si më përpara nuk do të ketë më; për dy arsye si kemi erë të zhvillimit botëror ndryshe dhe ne po shkojmë drejt integrimit europian”.
Ai foli për sektorët e prapambetur në procesin e digjitalizimit, ku ndër to është edhe qeveria.
“Degë të caktuara të sektorit privat mund të kenë ngadalësim në procesin e digjitalizimit, por jo të gjitha, bankat janë sektor pararojë, telekomunikacioni dhe sektorë të tjerë. Kemi industri shumë të mira si materialet e ndërtimit, ushqimet e pijet që kanë digjitalizuar me kohë. Kemi disa degë të prapambetura për shkak të traditës pamundësisë dhe kushteve që operojnë, edhe vetë administrata publike nuk është e digjitalizuar.
Ka një proces që ka ecur përpara por jo të gjithë shërbimit, ne kemi digjitalizim të dorëzimit të dokumentacionit. Të digjitalizosh një shërbim të jetë krejtësisht në database shërbimi dhe këtë nuk e kemi arritur. Ka përpjekje nga qeveria. Sot kemi industri të caktuar që kanë kaluar në 4.0 krejtësisht e digjitalizuar dhe jemi më shumë pararojë në këtë sektor”.
Drejtuesja e ekipit kombëtar për strategjinë S3, Linda Pustina evidentoi 6 sektorët që janë identifikuar në 33 ëorkshope, ku mund të ndërhyhet me investime përmes inovacioneve.
“Është një strategji që kanë të gjitha vendet e be që synon të identifikojë sektorët prioritarë. Ndërhyrjet në ato sektorë përmes investimeve në inovacion e kthen në vlerë të shtuar për ekonominë shqiptare. Duhet të jemi me hapat e kohës. Ne duhet të jemi të aftë që të identifikojmë ata sektorë të ekonomisë që ia vlen të investohet.
Kemi identifikuar 6 sektorë paraprakë; bujqësia turizmi, energjia e rinovueshme, industria përpunuese ICT, bizneset dhe shërbimet digjitale. Kemi përmbyllur një fazë të hartimit të strategjisë që ishte konsultimi me aktorët e biznesit për të diskutuar me ta se cilët janë sektorët potencialë për tu zhvilluar në këtë drejtim”.
Sipas saj, një nga temat e debatuara në çdo tryezë ka qenë çështja e kapitalit njerëzor dhe zhvillimit të profesionistëve të ardhshëm, si edhe kërkimi shkencor.
“Kanë dalë sugjerime mjaft interesante si me rinovimin e kurrikulave. Fokus i veçantë i përditësimit të kurrikulave dhe trajnimit me kurse afatshkurtra që duhet të japin vlerën e shtuar për profesionistët me njohuritë e reja”.
Për drejtoren për zhvillimin e biznesit në Koorporatën Shqiptare të Investimeve, Florensa Haxhi, kjo strategji do të jetë një armë për frenimin e emigracionit dhe të rinjve.
“Emigracioni është një problematikë është një fakt që po ndodh por kjo strategji është një armë për të ndaluar emigracionin. Ne do të sjellim risi e aktivitete të reja ekonomike për të mbajtur të rinjtë në vend, duke i bërë atraktivë këta sektorë. Në 33 workshop-e u nxor problematika e të rinjve që largohen dhe nxorëm disa propozime që do të adresohen te qeveria”.
Ajo theksoi se “qasja rajonale ka qenë nismë e Shqipërisë që u përkrah nga vendet e BP, arritëm të realizonim 3 tavolina një me Malin e zi, një Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Kemi marrë shumë gjetje për të hartuar strategji dhe për të vijuar bashkëpunimin”.