• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

I nxehti përvëlues shkakton zjarre masive në Shqipëri

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
I nxehti përvëlues shkakton zjarre masive në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Temperaturat e larta janë shoqëruar me shpërthime zjarresh në zona të ndryshme të vendit. Agjencia e Emergjencave Civile bën të ditur se për shkak të të nxehtit përvëlues, që prej dy javësh ka përfshirë Shqipërinë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por nuk ka viktima.

Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve të raportojnë sa më parë edhe shpërthime të vogla zjarresh për të shmangur përhapjen e tyre. Zjarret janë përhapur në Gjirokastër, Memaliaj, Vlorë, Tepelenë, Tiranë. Në Vlorë janë djegur plantacione ullinjsh. Situata është problematike në zonat pyjore, në disa fshatra të rrethit të Fierit ku ka rrezik që zjarri të dalë jashtë kontrollit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko  Peleshi, njoftoi angazhimin e Forcave të Armatosura dhe helikopterëve Cougar për të vënë situatën në kontroll sidomos në kushtet kur era e fortë riaktivizon vatrat e shuara dhe hap vatra të reja zjarresh duke rrezikuar zonat e banuara nga mbërritja e flakëve.

Shqipëria përfshihet nga zjarret në mënyrë kronike edhe kur në stinën e verës nuk ka qenë e pranishme si sivjet vala e jashtëzakonshme Cerberus. Dy vjet më parë, flakët u përhapën nga veriu në jug duke shkaktuar 163 vatra zjarri agresive dhe me intensitet të lartë. Në kushtet e kapaciteteve modeste, Shqipëria u mbështet nga BE, që aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile. Helikopterë të fuqishëm zjarrfikës dhe 50 efektivë ushtarakë, të specializuar në fushën e emergjencave civile kontribuuan për të vënë në kontroll situatën e vështirë.

BE aktivizoi këtë mekanizëm edhe në verën e vitit 2017 kur mbështeti fuqimisht Shqipërinë me avionë zjarrfikës dhe harta satelitore Kopernikus, për të identifikuar vatrat e zjarrit dhe mundësitë për t’i shuar ato.





Situata e vështirë, që përballon Shqipëria nga zjarret kronike në stinën e verës nuk shkaktohet vetëm nga temperaturat e larta mbi 40 gradë Celsius por edhe nga zjarrvënës të qëllimshëm. Në rrethin e Vlorës, Prokuroria ka filluar hetimet për zjarrin masiv që përfshiu muajin e kaluar landfilldin e grumbullimit të mbetjeve urbane për dy ditë rresht. Opozita e ka cilësuar zjarrin në këtë landfilld ”krim mjedisor me pasoja të rënda”. Ajo ka bërë përgjegjëse qeverinë për “papërgjegjshmëri dhe neglizhencë ne menaxhimin e situatës.”

Etiketa: aktualitet
Pas

Dyndje turistësh, 3.4 milionë në 6 muaj, rritja vjetore arrin 33%

Para

Ndryshon kurba/ Valutat fitojnë pikë kundrejt lekut në tregun e këmbimit

Para
Ndryshon kurba/ Valutat fitojnë pikë kundrejt lekut në tregun e këmbimit

Ndryshon kurba/ Valutat fitojnë pikë kundrejt lekut në tregun e këmbimit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

nga Fast News
09:00 | 24/12/2025
0

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

nga Fast News
08:30 | 24/12/2025
0

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

nga Fast News
08:00 | 24/12/2025
0

Miratohet për përdorim pilula e re e dobësimit, deri në 20% humbje peshe

Miratohet për përdorim pilula e re e dobësimit, deri në 20% humbje peshe

nga Fast News
07:30 | 24/12/2025
0

Recent News

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

09:00 | 24/12/2025
6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

08:30 | 24/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar