Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Dyndje turistësh, 3.4 milionë në 6 muaj, rritja vjetore arrin 33%

nga Fast News
3 years më parë
në Ekonomi
0
Dyndje turistësh, 3.4 milionë në 6 muaj, rritja vjetore arrin 33%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ky vit ka nisur shumë i mbarë për turizmin. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në 6 muajt e parë të këtij viti, në vendin tonë kanë hyrë rreth 3.4 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 33% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Vetëm në qershor në vend hynë pak mbi 1 milionë të huaj, ose 15% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Këto janë shifrat më të larta të regjistruara ndonjëherë, si për 6 mujorin ashtu dhe për muajin qershor.

Operatorët turistikë pohojnë se ky është viti më i mirë turistik i Shqipërisë duke lënë pas vitin e kaluar që ishte një tjetër rekord për numrin e vizitorëve. Pjesa më e madhe e turistëve i takojnë Europës dhe janë individualë ku përpos si efekt i promovimit të Shqipërisë si detinacion e përzgjedhin edhe me idenë e çmimeve më ekonomike.

Turizmi i organizuar kryesisht në Durrës dominohet nga polakët, çekët por edhe nordikët. Për herë të parë turizëm të organizuar në këtë rajon ka edhe nga Spanja. Ndërkohë përgjatë bregdetit interes në rritje kanë pasur turistët italianë, spanjollë, anglezë me një tendencë të shifrave në rritje.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sipas INSTAT në qershor 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 954.389 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 30.082 dhe 8.971 shtetas.

Në qershor të këtij viti, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur për qëllime personale me 14.6%; për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj; me 12.8% dhe për biznes dhe qëllime profesionale me 59%.

Ndërkohë në rritje janë edhe daljet e shqiptarëve jashtë vendit. Sipas statistikave zyrtare, daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Qershor 2023 janë 576.383. Krahasuar me Qershor 2022, ky tregues është rritur me 15.5%. Ndërsa në total për 6-mujorin, jashtë vendit kanë dalë mbi 3 milionë shqiptare, me rritjr 22% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Produktiviteti i ulët/ Shqiptarët punojnë më shumë, por prodhojnë më pak

Para

I nxehti përvëlues shkakton zjarre masive në Shqipëri

Para
I nxehti përvëlues shkakton zjarre masive në Shqipëri

I nxehti përvëlues shkakton zjarre masive në Shqipëri

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Fond 100 mln lekë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Fond 100 mln lekë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

nga Fast News
15:24 | 01/04/2026
0

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

nga Fast News
15:20 | 01/04/2026
0

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

nga Fast News
09:55 | 01/04/2026
0

Nga fama në miliarda, VIP-at që ndërtuan perandori reale biznesi!

Nga fama në miliarda, VIP-at që ndërtuan perandori reale biznesi!

nga Fast News
11:00 | 31/03/2026
0

Recent News

Fond 100 mln lekë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Fond 100 mln lekë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

15:24 | 01/04/2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

15:20 | 01/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora