• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bie kredia për konsum, borxh në banka vetëm për banesa

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Bie kredia për konsum, borxh në banka vetëm për banesa
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët po i drejtohen sistemit bankar vetëm për të marrë kredi për blerje banesash, ndërsa janë tërhequr nga huaja për konsum. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tërësi, kredia për individë ka shfaqur ngadalësim të vogël të ritmeve të rritjes gjatë tremujorit të pare të këtij viti. Kështu, zgjerimi i këtij portofoli prej 14.5% ishte 0.6 % më pak se rritja vjetore e shënuar gjatë vitit 2022.

Rritja e kredisë për individë ka vijuar të mbështet nga kredia hipotekare, e cila u rrit me 17.3% në tremujorin e parë në krahasim me një vit më parë.





Zgjerimi i kredisë së individëve këtë tremujor ishte e gjitha për financimin për blerje banese, duke reflektuar nga njëra anë rritjen e madhësisë së kredisë së kërkuar për financim në kushtet e rritjes së shpejtë të çmimeve të banesave dhe nga ana tjetër lehtësimin e kushteve të kreditimit të bankave në reflektim të konkurrencës së shtuar për klientët me të ardhura të larta.

Viti 2022 u karakterizua nga rritja e shpejtë e çmimeve të banesave, dhe nga një kërkesë e lartë e individëve për blerjen e tyre për qëllime investimi. Ndërkohë, bankat, në kushtet e konkurrencës së shtuar dhe për të adresuar pasigurinë e shkaktuar nga rritja e shpejtë e normave të interesit, prezantuan kredi hipotekare me norma fikse interesi për vitet e para në fund të vitit. Si pasojë e këtyre ofertave, zhvillimet e tremujorit të parë mbartën edhe kërkesën e shtuar.

Etiketa: aktualitet
Pas

Thellohet pabarazia mes qarqeve. Tirana rrit të ardhurat për frymë, më të ulëtat në Kukës

Para

14 mësime nga Beyonce për paranë dhe suksesin

Para
14 mësime nga Beyonce për paranë dhe suksesin

14 mësime nga Beyonce për paranë dhe suksesin

Të Gjitha

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

nga Fast News
10:00 | 04/06/2025
0

Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

nga Fast News
09:30 | 04/06/2025
0

Pushtimi me 30 mln turistë?! Anët e errëta të turizmit që askush nuk i flet

Pushtimi me 30 mln turistë?! Anët e errëta të turizmit që askush nuk i flet

nga Fast News
09:00 | 04/06/2025
0

SIGMA mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit “Women Startup Competition”

SIGMA mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit “Women Startup Competition”

nga Fast News
08:30 | 04/06/2025
0

Recent News

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

10:00 | 04/06/2025
Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

09:30 | 04/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar