Tesla konsiderohet prodhuesi më fitimprurës i veturave në botë dhe CEO, Elon Musk tashmë ka fituar statusin e njeriut më të pasur në botë. Por, a reflekton kjo në pagat e punonjësve të kompanisë?
Deri më tani, Tesla ka rreth 3,500 punonjës me kohë të plotë në fabrikën gjermane në afërsi të Berlinit, më saktësisht në Greenheide. Shumë informacione rreth kushteve të punës së prodhuesve të veturave elektrike mund të gjenden në portalin e vlerësimit Kununu.
Sipas atyre raporteve, programuesit ose inxhinierët fitojnë midis 63,700 dhe 71,600 euro bruto në vit.
Nëse jeni punëtor në prodhim, mirëmbajtje apo logjistikë, paga vjetore është nga 33.900 euro deri në 41.400 euro.
Ndryshe nga prodhuesit gjermanë si BMW, Porsche dhe të tjerë, këto paga nuk përfshijnë bonuse.
Në BMW, për shembull, punëtorët mund të llogarisin në një bonus sindikatash dhe një bonus vjetor, në varësi të fitimeve të kompanisë. /glassdoor