• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Nga rënia e euros tek paga minimale, kostot e shtuara të biznesit eksportues

nga Fast News
2 years më parë
në Biznes
0
Nga rënia e euros tek paga minimale, kostot e shtuara të biznesit eksportues
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artan Gjergji, ekspert për ekonominë

Sektori i eksporteve është ajo pjesë e komunitetit të biznesit që e ka ndjerë në mënyrë drastike efektin negativ të forcimit të monedhës kombëtare LEK. Kjo sepse këto biznese të ardhurat i kanë në valutë të huaj ndërkohë që pjesën m ëtë madhe të shpenzimeve e kanë në monedhën kombëtare.





Sikur të mos mjaftojë kjo, ky sektor ka pasur mbi shpinë edhe kostot e tjera që kanë shoqëruar sipërmarrjen private në 2 vitet e fundit dhe që kanë të bëjnë me inflacionin dhe me rritjen e kostove të krahut të punës (paga minimale), e cila për pjesën m ëtë madhe të subjekteve eksportuese përbën një zë të rëndësishëm të kostove operacionale. Sidomos bizneset që operojnë në sektorin e fasonerisë si dhe bizneset që ofrojnë shërbime outsourcing (të njohura edhe si BPOs) kanë paur një kosto relativisht shumë të lartë, përtej kostove operacionale të përditshme.

Nëse tregojmë më një shembull të thjeshtë efektin që kanë pasur në 16 muajt e fundit (nga 1 Janari 2023 e deri më sot), 3 komponentët e sipërpërmendur: forcimi i LEK-ut, inflacioni dhe rritja e pagës minimale do të shikojmë që barra e shkaktuar mbi këto biznese është mjaft e madhe, përtej kstove operacionale dhe administrative që ka cdo biznes.

Kështu sipas përllogaritjeve të thjeshta:

Një kompani e mesme me 50 të punësuar dhe me të ardhura mesatare 30.000 EUR në muaj, ka pasur një kosto totale të shkaktuar nga forcimi i lekut, inflacioni dhe rritja e pagës minimale në një nivel prej rreth 96.000 EUR në gjithë këtë periudhë ose rreth 20% të totalit të të ardhurave.

Një kompani pak më e madhe, me 80 të punësuar dhe me të ardhura mesatare 100.000 EUR në muaj, ka pasur një kosto totale të shkaktuar nga forcimi i lekut, inflacioni dhe rritja e pagës minimale në një nivel prej rreth 283.000 EUR në gjithë këtë periudhë ose rreth 22% të totalit të të ardhurave.

Normalisht, përvec kësaj kostoje të shtuar, bizneset kanë kostot operacionale dhe ato fiskale të cilat e shtojnë akoma më shumë barrën fiskale.

Etiketa: aktualitet
Pas

Sfidat e sistemit bankar përballë inteligjencës artificiale

Para

Del vendimi i ri i Bordit, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Para
Del vendimi i ri i Bordit, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Del vendimi i ri i Bordit, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Të Gjitha

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

nga Fast News
10:45 | 30/05/2025
0

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

nga Fast News
10:15 | 30/05/2025
0

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin

nga Fast News
09:45 | 30/05/2025
0

POSÍ, ka edhe për Ty!

POSÍ, ka edhe për Ty!

nga Fast News
16:57 | 29/05/2025
0

Recent News

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

12 arsye pse duhet ta keni biznesin tuaj në instagram

10:45 | 30/05/2025
Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

Pse duhet t’ju përgjigjeni gjithmonë komenteve online?

10:15 | 30/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar