- Kontrollimi i telefonit tuaj gjatë një bisede
Mendoni për herën e fundit që keni qenë në një bisedë me dikë, dhe ai ose ajo kap telefonin për të kontrolluar një sms. Është një zhgënjim i vërtetë, kur ndjeheni që nuk po ju dëgjojnë. Dhe është e mundshme që, ndërsa shpërqendroheni, ju humbisni disa informacione të rëndësishme.
Kur ju jeni në një bisedë, përqendroheni të gjithë vëmendjen tuaj aty. Duke e vendosur telefonin larg, ju do të shihni se bisedat do të jetë më të këndshme kur zhyteni tërësisht në to. Eshtë një lloj gjëje “larg syrit, larg mendjes”. Nëse nuk mund ta shihni, ka gjasë që do ta harroni fare për momentin. Duke bërë këtë, ju do të shihni që bisedat me miqtë do të jetë më të këndshme.
- Ndalimi në dështimet e të kaluarës juaj
Kur e djallosni, është e vështirë të mos jeni shumë kritik ndaj vetes. Ju vijnë ato ndjenja të të urryerit të vetvetes, të ndjerit të pamjaftueshëm, të papërshtatshëm etj. Është normale që të ndiheni kështu ndonjëherë, por nuk do ju bëjë aspak mirë që të provokoni urrejtjen ndaj vetes, e të ndaleni vazhdimisht në këto gabime.
Mundohuni që të stërvitni veten, për ta parë gabimin si një mundësi për të nxjerrë mësim, në vend se të qortoni veten e të mbusheni me mendime negative për veten tuaj. Në vend të kësaj, filloni e bëjini vetes pyetje në lidhje me shkakun e vendimit që keni marrë. Në vend që të ndaleni tek dështimi, bëni mirë të ngrini pyetje për atë që shkaktoi dështimin.
- Mbajtja e marrëdhënieve me njerëz toksikë
Njerëzit toksikë kanë tendencë që të lënë shenjë në jetën tonë dhe arrijnë të qëndrojnë aty. Nuk ka rëndësi se ku punoni, n gjithmonë do të jetë dikush që sikur “të hyn nën lëkurë”. Nëse e lejoni këtë person që t’ju influencojë, deri në pikën ku prek performancën dhe humorin tuaj në punë, ju jeni duke penguar vetë suksesin tuaj.
Kur ju shihni që këto mendime ju vërshojnë në mendje, zëvendësojini për shembull, duke menduar se sa mirënjohës jeni për dikë tjetër në jetën tuaj. Nuk sjell asnjë të mirë që të mendoni për njerëz të cilët nuk kanë rëndësi, në një kohë kur ka shumë njerëz të tjerë, që e meritojnë vëmendjen tuaj.
- Krahasimi i vetes me të tjerët
Mos e bërë këtë. Mund të jetë vërtetë, pa dyshim. Ndonjëherë e gjeni veten duke e bërë, edhe pa e kuptuar. Ju humbni kontrollin mbi lumturinë tuaj, kur krahasoni veten me ata që keni përreth jush.
Kur të keni arritur diçka që ju bën të ndiheni mirë dhe të kënaqur, mos lejoni opinion e një personi tjetër dhe / ose arritjet e tyre, që t’jua heqin ato ndjenja të mira që keni. Është gati e pamundur që të mos lini atë çfarë të tjerët mendojnë, që të hyjë në kokën tuaj, por me kalimin e kohës, ju mund të mësoni që të largoni shpejt atë negativitet dhe për të vazhduar të ecni përpara.
Eshtë e rëndësishme që t’i kujtojmë vetes se vetëvlerësimi është diçka që vjen nga brenda. Mbajeni këtë parasysh – nuk jeni kurrë aq keq, sa ju thotë dikush tjetër.
- Thashethemet
Janë kudo, nuk u shpëtoni dot. Njerëzit që merren me thashetheme, “drogohen” prej mangësive dhe dështimeve të të tjerëve. Në fillim mund të duket tunduese që të angazhoheni me të tjerë dhe të flisni për jetën personale apo profesionale të dikujt, por pas pak kohësh do të nisni të kuptoni se ndiheni vërtetë keq që lëndoni të tjerët.
Në vend të kësaj, kushtojini vëmendje dhe flisni për gjërat pozitive të njerëzve që ju rrethojnë. Njerëzit janë shumë interesantë, dhe mund të mësoni shumë prej tyre. A e keni vënë re ndonjëherë, që një person që merret vazhdimisht me thashetheme, rrallëherë është i lumtur me jetën e vet? Mos e harroni këtë.