Nuk ka të ndalur rënia e euros. Monedha europiane ka zbritur sot në 112 lekë, niveli më i ulët i shënuar ndonjëherë. Kursi i këmbimit të euros ka rënë me 1.9% që nga fillimi i vitit dhe me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Arsyeja kryesore e kësaj situate është sasia e madhe e euros në qarkullim, që po futet kryesisht nga burime informale. Ndërkohë që kërkesa është e paktë. Për shkak të tkurrjes së konsumit, tregtarët dhe importuesit po tërheqin më pak euro nga tregu për të blerë produkte dhe kjo ka çuar në renie të fortë të kërkesës për monedhën europiane.
Ekspertët parashikojnë që euro të ruajë nivele të ulëta këtë vit dhe me shumë gjasë mund të pësojë rënie të mëtejshme. Kjo duke pasur parasysh sezonin turitik në prag, ku flukset valutore do të shtohen nga turistët dhe emigrantët që do të kthehen në atdhe për pushime.