• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kampionati Kombëtar i Rafting 2023 në Berat, më i madhi i zhvilluar ndër vite

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Lifestyle
0
Kampionati Kombëtar i Rafting 2023 në Berat, më i madhi i zhvilluar ndër vite
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Shqiptare e Rafting organizoi me 29 Mars në qytetin e Beratit “Kampionatin Kombëtar të Rafting 2023”.

Garues ishin skuadrat sportive nga Berati, Përmeti, Skrapari, Dibra, Elbasani, Saranda, me teknikën H2H SLALOM (Kokë më Kokë me pengesa). Shoqatat sportive pjesëmarëse ishin Albania Rafting Group, Black Drin Adventure, Albania Rafting -Vjosa, Albanian Sport & Tourism Elbasan.



Ky kampionat tregon që sporti turistik i rafting është përhapur pothuajse në të gjithë Shqipërinë, ku ka lumenj të përshtatshëm për këtë sport. Ai vjen pas trajnimeve për guida të specialitetit të veçantë Rafting që Federata Shqiptare e Rafting  zhvilloi me aplikantë nga e gjithë Shqipëria në lumin Osum dhe në lumin Vjosa në Përmet.

Fituesit u renditën si më poshtë:

Në vend të tretë skuadra e Bistricës – me rezultatin 12 min e 23 sekonda,

Në vend të dytë skuadra e Vjosës -11 minuta e 17 sekonda

Në vend të parë Osumi – 10 minuta e 44 sekonda me kapiten Murat Mamurani.

Skuadra fituese do të përfaqësoj Shqipërinë ne Kampionatin Botëror të Rafting 2023 që do të zhvillohet në  Valtellina, Italy në datat 26 qershor deri 2 Korrik  2023

Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara theksoi për pjesëmarësit se, “ky kamionat tregoi një rritje të cilësisë nga ana teknike e guidave dhe një rritje të numrit të pjesmarësve”.

5 skuadra do të thotë/ 5 lumenj ku bëhet rafting gjithë vitin, 5 realitete të konsoliduara, 5 mbrojtës dhe promovues të lumenjëve dhe aktiviteteve turistike ujore.

E veçanta e këtij trainimi është se u ndoqën edhe nga qytetarë nga Austria, Kroacia dhe Hungaria, të cilët praktikuan së bashku me trainierët dhe guidat tona rafting në lumenjtë shqiptarë.

Spathara shton se, “Synimi i ardhshëm i Federatës Shqiptare të rafting është ta kthejë rafting në një sport masiv, duke filluar të bëhet pjesë e kurrikulave sportive shkollore, veçanërish në qytetet dhe fshatrat që lumin e kanë pjesë të jetës së tyre.

Andrea Gatti,  ekspert i jashtëm për trajnim profesional të guidave shqiptare të Rafting që prej vitit 2014 tha se, “Potenciali i lumenjëve shqiptarë është i paimagjinueshëm dhe shqiptarët dhe gjeneratat e ardhshme do të jetojnë me të ardhurat nga turizmi. Kampionati është i rëndësishëm, pasi është një workshop nga pikpamja teknike dhe e sigurisë dhe mundësi edukimi për të rinjtë”.

Ky aktivitet u mbështet nga Bashkia Berat, Federata Botërore e Rafting, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Komitetit Olimpik Shqiptar.

Federata Shqiptare e Rafting ka për qëllim të zhvilloj sportin e Rafting në Shqipëri sipas standarteve Ndërkombëtare në respekt të plotë të proçedurës së sigurisë dhe në të njëjtën kohë të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit.

Rafting është një disiplinë sportive dhe rekreative, i hapur për publikun e gjerë me anë të guidave të licensuara dhe të federuara të rafting. Federata shqiptare e rafting është anëtare me të drejta të plota e Federatës Botërore të Rafting.

Federata Shqiptare e Rafting (FShR)  është rezultat i punës së 19 viteve të zhvillimit të turizmit rural në Shqipëri nëpërmjet rafting.

FSHR është anëtare e Albanian Travel Trade Association dhe ka përfaqësuar Ballkanin në Kongresin Botëror të turizmit Aventurë në Alaskë, Shtator 2016 dhe është prezantuar si projekti më inovativ në Ballkan dhe me vlerë për t’u shpërndarë në konferencën rajonale të Europës Juglindorë AdventureNext_Balkans.

FSHR ka fituar Green Apple Award, Gold prize, në vitin 2015 në Skoci mes 500 projekteve nga e gjithë bota si ideja më inovative dhe projekti që jep zgjidhje ideale mjedisore. Plan i Biznesit u realizua në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë të “Dunira Strategy” dhe u mbështet nga projekti Risi Albania i Ambasadës së Zvicrës.

FSHR ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Worcester Polytechnic Institute, Universitet ne Massachusetts për të kryer një punim universitar në lidhje me aktivitet turistike për t’u zhvilluar pranë kanione të Osumit.

Federata Shqiptare e Rafting e cila është anëtar në Federatën Ndërkombëtare të Rafting dhe Kampion i “Vepro Tani” shpallur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Korrik 2014.

Pas

Tatimet apel biznesit: 30 marsi afati i fundit për të paguar Tatimin mbi Fitimin

Para

Drafti që takson profesionet e lira sot në Parlament, kontabilistët, mjekët dhe avokatët i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

Para
Drafti që takson profesionet e lira sot në Parlament, kontabilistët, mjekët dhe avokatët i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

Drafti që takson profesionet e lira sot në Parlament, kontabilistët, mjekët dhe avokatët i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar