• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bie inflacioni, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Bie inflacioni, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse rritja e çmimeve është ngadalësuar në janar për të tretin muaj radhazi, çmimet e ushqimeve vijojnë të mbeten të larta.

Instituti i Statistikave raporton se inflacioni, tregues që mat ndryshimin e çmimit të mallrave të konsumit zbriti në 7.2% në janar, nga 7.4% që ishte në dhjetor dhe 8.3% që arriti në tetor, kur u shënua dhe niveli më i lartë që nga viti 1998. Pozitivisht ka ndikuar dhe ulja e inflacionit në Eurozonë, duke bërë që të kemi më pak inflacion të importuar.





Sipas njoftimit të INSTAT, Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2023 është 7,2%, një vit më parë ky ndryshim ishte 3,7%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2023, krahasuar me Dhjetor 2022 është 1,1%.

Presionet inflacioniste po vijnë në ulje për shkak të bazës më të lartë krahasimore të vitit të mëparshëm, kur filloi dhe shtrenjtimi i çmimeve, megjithatë shumë produkte mbeten të shtrenjta, sidomos ato ushqimore.

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,67 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,56 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,52 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me +0,39 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,26 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,20 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” +0,04 pikë përqindje secili.

Rritja e çmimeve të ushqimeve vijon, shtrenjtohen dhe kafetë e restorantet

Krahasuar me muajin Janar 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 13,3%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,6%, “Transporti” me 6,5%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,6%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,1%, “Veshje dhe këpucë” me 4,1%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,0%, “Shërbimi arsimor” me 2,3%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,8%, “Komunikimi” me 1,3% dhe “Shëndeti” me 1,0%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me me 26,4%, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 21,4%, “peshk” me 17,3%, “bukë dhe drithra” me 15,3%, “mish” me 14,4%, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 14,3%, “zarzavate përfshirë patatet” me 7,0%, etj.

Pas

Shtrenjtimi i qumështit, prodhuesit: Nuk ka marrëveshje për çmimet

Para

Adidas paralajmëron humbje në fitime pasi “hoqi” Kanye West

Para
Adidas paralajmëron humbje në fitime pasi “hoqi” Kanye West

Adidas paralajmëron humbje në fitime pasi “hoqi” Kanye West

Të Gjitha

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

nga Fast News
21:30 | 01/08/2025
0

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

nga Fast News
09:30 | 01/08/2025
0

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

nga Fast News
09:00 | 01/08/2025
0

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

nga Fast News
08:30 | 01/08/2025
0

Recent News

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

21:30 | 01/08/2025
Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

09:30 | 01/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar