Për 63.7% të shqiptarëve pensionistët janë të varur nga fëmijët e tyre. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 13.7% e shqiptarëve mendojnë të kundërtën; që pensionistët nuk janë të varur nga fëmijët dhe 22.6% janë neutralë.
Ata që mendojnë se të moshuarit janë të varur nga fëmijët janë më shumë meshkuj, me 66% dhe 61.4% janë femra.
Grupmosha që mendon më shumë se pensionistët janë të varur nga fëmijët e tyre është grupmosha 55-64 vjeç, pasuar nga grupmosha 25-34 vjeç dhe 45-54 vjeç me 65.1%. Pasuar nga grupmosha 65-75 vjeç që tek ata që mendojnë se pensionistët janë të varur nga fëmijët zënë 62.2%. 18-24 vjeçarët zënë 61.4% dhe 35-44 vjeçarët zënë 59.1%.
Tek ata që mendojnë se pensionistët janë të varur nga fëmijët e tyre 69.7% janë me të ardhura të ulëta, 67.9% janë me të ardhura mesatarisht të ulëta, 63.4% janë më të ardhura mesatarisht të larta dhe 58.7% janë me të ardhura të larta.
Sa më të varfër që janë njerëzit, aq më varur mendojnë se janë të moshuarit. Tek ata që mendojnë se të moshuarit janë të varur nga fëmijët, 69.7% janë me të ardhura të ulëta, 67.9% janë me të ardhura mesatare të ulëta, 63.4% janë me të ardhura mesatare të larta dhe 58.7% janë me të ardhura të larta.
18.8% e shqiptarëve mendojnë se të moshuarit janë peshë për shoqërinë shqiptare. Ndërkohë, 26.5% nuk mendojnë se të moshuarit janë peshë për shoqërinë dhe 54.7% janë neutralë.
Ata që mendojnë që të moshuarit janë peshë për shoqërinë janë më shumë të grupmoshës 65-75 vjeç me 28.9%, pasuar nga grupmosha 55-64 vjeç me 22.4%, 35-44 vjeç me 18.5%, 45-54 vjeç me 18%, 25-34 vjeç me 15.3% dhe 18-24 vjeç me 10.6%.
Tek ata që mendojnë se të moshuarit janë peshë për shoqërinë, 21.3% janë me arsim të lartë, 19.4% janë me arsim të mesëm dhe 15.6% me arsim bazë.