Nga punëtorë krahu e deri te kërkesa për pedagogë, janë të listuara rreth 1300 vende të lira pune në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Më konkretisht, Adi ka ushtruar prej vitesh profesionin e tij si mekanik makinash dhe tashmë ka hapur servisin e tij. Si një zanat që gjithmonë ofron mundësi, ai po has vështirësi në gjetjen e punëtorëve.
Duke përpiluar të dhënat nga Agjencia e Punësimit, ajo që vihet re është se kërkesë e lartë mbetet e punëtorëve të pakualifikuar me arsim, ku shifrat tregojnë se aktuliasht kërkohen 1105 punëtorë. Por më pak të kërkuar mbeten punëtorët të cilët kanë arsim të lartë si inxhinierë, economist apo pedagogë nga ku janë të listuar rreth 161 vende vakante me arsim të lartë.
Ndonëse zyrat e punës në Shqipëri patën reformë ristrukturore, funksioni i tyre si ndërmjetësuese nuk po jep fryte pozitive. “Përfshirë zyrat publike dhe private 15% të papunëve i drejtohen punësimit për punë. 7% i drejtohen zyrave publike, dhe 8% i drejtohen private të punës. Gjithmonë ndërmjetësimi për punë bëhet përmes formave informale apo njohjeve të miqëve, totalisht informal. Formalizim i këtij procesi do të vononte në kohë dhe nuk dokishin siguri që do bazohet në siguri. Arsyeja e dytë mungesa e përputhjes e kërkesës dhe ofertës për punë në shqipëri është shumë e lartë pavarëisht përpjekjeve që bëhen. Duke bërë procesin e ndërmjetësimit për punë duke e bërë të pamjaftueshëm dhe të pazot.”
Por çfarë duhet të bëjnë zyrat e punësimit për të rritur besueshmërinë dhe arritur funksionin e tyre? “Duhet të ngrihet nga niveli i marrdhënieve personale specialisti me kompaninë në fjalë dhe duhet ti prezantohet kompanive qaë duhet ti prezantohet kompanive dhe që ti gjej kandidatin e duhur, që ti garantoj kompanive rezltatin e duhur, duke i finalizuar procesin e finalizimit.”
Ngritja e një sektori si ndërmjetësim për punësim pranë INSTAT sipas ekspertit të punës Erion Muca, do të kthente si pikë informimi se çfarë kërkon dhe ofron tregu aktual. “Instat mund të ketë tager shtimi të një zëri për statistikat përpunësimin. Duke shtuar hapësira dhe mundësitë për punë sipas 3 mujorëve dhe 6 mujorëve apo 1 herë në vit, përkthyer në nivele pune, nivele kualifikimi, apo dhe në industri apo sektor që këto profile apo pozicione pune kërkohen më së shumti. Do të centralizonte procesin e informimit dhe do ta kthente instat si një pikë referimi ku të papunët do të kthrehesh në vend informimi se cfarë kërkon tregu.”
Për të analizuar të dhënat nga agjencia e punësimit, punëtor krahu, punonjës ndërtimi, kamarier, janë kërkesat më tepër të bizneseve. Këta të fundit kanë neglizhuar kriterin e eksperiencëës ku janë të listuar rreth 690 vende të lira pune që mund të punësohen paeksperiencë dhe rreth 113 janë kompanitë të cilat kriter kanë eksperiencën deri në 1 vit./TV Scan