• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shtyhet hyrja në fuqi e ligjit të taksimit të profesioneve të lira

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Shtyhet hyrja në fuqi e ligjit të taksimit të profesioneve të lira
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ligji i taksimit të të vetëpunësuarve nuk do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2023, sic pritej. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Eduart Shalsi gjatë takimit me grupet e interesit, ku u diskutua lidhur me nevojën e identifikuar për të përmirësuar më tej projekt ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe prespektivat e tij.

Në këtë takim me anëtarët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave morën pjesë përfaqësuesit nga Shoqata Shqiptare e Bankave, ALTAX, Instituti i Kontabilistëve të Miratuar dhe FinTech, si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit. Përfaqësues të ALTAX, që kanë qenë në takim bëjnë të ditur se që në fillim, kryetari i Komisionit, z. Shalsi dha njoftimin se do të zgjatet/shtyhet periudha për diskutimet dhe kalimin në seancë plenare për vitin 2023 të këtij projekt ligji. Kjo mendohet se do të japë frymëmarrje të shtuar dhe një kohë të nevojshme për të reflektuar shqetësimet e shprehura më herët edhe nëpërmjet korrespondencës nga grupet e interesit.





Në prezantimin e tij, përfaqësuesi i Shoqatës së Bankave, z. Brumbulli e vuri theksin te mos ndryshimi i situatës aktuale ligjore për të ndikuar mbi “Rezervat e borxhit të keq për institucionet financiare”. Paraqitjen e ndryshimit ligjor krijohen premisat për një rikthim mbrapa në kohë në vitin 2014 lidhur me nxitjen e krijimit të borxheve të reja të këqija duke ndikuar negativisht mbi performancën e tregut financiar.

Nga përfaqësuesi i IKM u vu theksi te terminologjia e gabuar lidhur me përdorimin e termave që nuk njihen nga legjislacioni aktual, si: korporatë etj.. Këto përcaktime në përkufizimet e projekt ligjit krijojnë efekte të dëmshme negative për ligjet e tjera që preken ndryshimet e dëmshme lidhur me tatimin mbi profesionet e lira duke ndikuar në një rëndim të situatës së kësaj kategorie në krijimin e pabarazive në treg. Po ashtu u theksua fakti se projekt ligji ka nevojë të adresojë ndryshe problemet e njohjes së interesave si shpenzime të zbritshme, bashkë me një grup tjetër shpenzimesh përtej parashikimit që paraqet projekt ligji. Ndërkohë shqetësimet e kontabilistëve të miratuar lidhur me informalitetin në treg, njehsimin e profesionistit si një i punësuar dhe mosmarrja parasysh e tregut në tërësi krijojnë premisa për shmangie dhe evazion.

Ndërkohë, u theksua me të drejtë se nisma ligjore nuk mundet të korigjojë gabimet e administrimit fiskal nëpërmjet ndryshimeve ligjore, pasi këtë e ka provuar e kaluara e praktikave zbatuese që kanë rezultuar të panevojshme dhe të dëmshme për edukimin fiskal.

Nga ana e përfaqësuesit të ALTAX, z. Gjokutaj u shprehën qëndrime në mbrojtje dhe qëndrim të njëjtë me ato që përmendën përfaqësuesit e grupeve të interesit duke u ndalur specifikisht edhe në nevojën që në projekt ligj të ketë një vëmendje më të strukturuara lidhur me individët,  ku deklarimi tatimor për çiftet e martuara (familjare) dhe nevoja për përshtatje me BE-në është i rëndësishëm në këtë drejtim, për të mos pasur ndryshime të shpeshta në të ardhmen.

Nga ana tjetër, një moment i vlerësuar si shqetësues është tatimi mbi kapitalin, i cili që në emërtimin e tij në projekt ligj, si një mbi investimin bën dallimin në lidhje me një qasje ndryshe në trajtim. Një vëmendje në këtë drejtim ju dha argumentit që tatimi mbi kapitalin dhe nevoja për balancim me tatimin mbi punën është i rëndësisë së madhe.

Edhe anëtarët e komisionit u shprehën të interesuar që të ketë sa më shumë diskutime profesionale duke bërë edhe pyetje të ndryshme sqaruese për ekspertët që përfaqësonin grupet e interesit.

Po ashtu u përmend edhe nevoja e klauzolave të veçanta si një valvul shkarkimi për lehtësi tatimore në rastin e rritjes së inflacionit, fatkeqësive natyrore etj.

Pas

Jeni të detyruar të bëni shkurtime të stafit? Ja disa këshilla

Para

Kredia e papërdorur e pandemisë, Banka Qendrore Europiane zgjat afatin për 400 milionë euro për Shqipërinë

Para
Kredia e papërdorur e pandemisë, Banka Qendrore Europiane zgjat afatin për 400 milionë euro për Shqipërinë

Kredia e papërdorur e pandemisë, Banka Qendrore Europiane zgjat afatin për 400 milionë euro për Shqipërinë

Të Gjitha

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

A është koha për të investuar në kriptovaluta? Ja çfarë thonë ekspertët

A është koha për të investuar në kriptovaluta? Ja çfarë thonë ekspertët

nga Fast News
10:30 | 16/06/2025
0

Përmirësohet situata, 3% më shumë kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore

Përmirësohet situata, 3% më shumë kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore

nga Fast News
10:00 | 16/06/2025
0

Publikohet lista e pagave indikative për sektorin e turizmit, ja sa do të marrin sipas pozicionit

Publikohet lista e pagave indikative për sektorin e turizmit, ja sa do të marrin sipas pozicionit

nga Fast News
09:30 | 16/06/2025
0

Recent News

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

11:54 | 16/06/2025
A është koha për të investuar në kriptovaluta? Ja çfarë thonë ekspertët

A është koha për të investuar në kriptovaluta? Ja çfarë thonë ekspertët

10:30 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar