A po mendoni për pensionin tuaj në pleqëri?
Vitet kalojnë shpejt dhe për të patur qetësi financiare pasi të lini jetën profesionale duhet menduar sa më herët.
Përveç skemës shtetërore, prej disa vitesh, shqiptarët kanë mundësi të kenë edhe një pension të dytë duke investuar në fondet e pensioneve vullnetare.
Më i madhi në Shqipëri, Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL, përmes një fotoje të publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, liston 5 arsyet pse secili prej nesh duhet të ketë një fond pensioni vullnetar, i cili ofron mundësinë e një pensioni të përshtatshëm për të ruajtur standardin e jetesës sipas kërkesave dhe nevojave të tyre, duke maksimizuar përfitimet nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve.
Fondi SIGAL është një mundësi e mirë investimi për kursimet tuaja, pasi ju jo vetëm kurseni dhe i shtoni paratë tuaja me interesa të larta variable por dhe paguani më pak taksa.
Sa më herët të filloni të investoni në një pension, aq më shumë do të përfitoni, pasi vetë interesi fiton më shumë interes dhe e gjithë llogaria juaj rritet më shpejt.
5 arsyet pse duhet të kemi një Fond Pensioni Vullnetar:
1- Kursimet rriten me interesa të larta
2- Pensioni vullnetar në bazë të kontributeve tuaja mud të jetë me i lartë se pensioni që do të merrni nga punësimi
3- Është i trashëgueshëm në rast fatkeqësie si humbja e jetës
4- Niveli jetesës rritet pasi ju do të keni 2 pensione, një nga punësimi dhe një vullnetar.
5- Përfitimi fiskal pasi kontributet në fond nuk vlersohen si të ardhura personale, pra taksat që paguajmë përllogariten vetëm për pjesën e mbetur të pagës bruto.
Çfarë është Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL?
Fondi është grup asetesh në pronësi të anëtarëve të tij. Në mënyrë të thjeshtuar fondin mund ta konsiderojmë si një pronësi ku secili anëtar ka aksionet e tij, në bazë të shumës së parave të investuara nga secili prej tyre.
Fondi ka për qëllim maksimizimin e kthimit nga investimi nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve. Ai nuk bën gjë tjetër përveç se paratë e individit i shumëfishon dhe i kthen në pagesa mujore në pleqëri ose edhe 5 vite para moshës së pensionit shtetëror.
Sa i përket Fondit SIGAL, ju mund të anëtarësoheni kurdo dhe të kontribuoni në llogarinë e tuaj të pensionit sipas mundësisë financiare.
Ndërsa kurseni në llogarinë tuaj të pensionit, ju fitoni interes të lartë të përbërë gjatë një periudhe shumëvjeçare.
Anëtarësimi mund të kryhet në mënyrë individuale ose nëpërmjet një skeme profesionale nga punëdhënësi.
Ka dy alternativa të anëtarësimit në skemën profesionale:
- Kontribuon vetëm punëdhënësi për punëmarrësit e tij në masën e caktuar nga vetë punëdhënësi;
- Kontribuon punëdhënësi dhe punëmarrësi së bashku për llogari të punëmarrësit.