Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shkeljet e institucioneve, mbi 1 miliard euro dëm buxhetit

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Shkeljet e institucioneve, mbi 1 miliard euro dëm buxhetit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik me mbi 1 miliardë euro gjatë 9 muajve të parë të këtij viti. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer auditime në disa prej institucioneve për periudhën janar-shtator, ku janë konstatuar shkelje të shumta.

Dëmi vlerësohet në 122 miliardë lekë, 38% e të cilës vjen nga të ardhurat dhe shpenzimet dhe pjesa tjetër nga shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave.

Konkretisht KLSH nënvizon se në përfundim të auditimeve të kryera përgjatë periudhës janar – shtator 2022 ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare me pasojë dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime në shumën totale prej 47 miliardë lekë. Në këtë dëm peshën kryesore e mbajnë tatim-taksat me 45 miliardë lekë, tek Doganat 846 milionë lekë, në fushën e shitjes-blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore 421 milionë lekë.

Ndërkohë për të njëjtën periudhë KLSH ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 74 miliardë lekë nga të cilat:

“Nga këto 21,007,564 mijë lekë në fushën e të ardhurave, ku veçojmë vlerën prej 10,182,517 mijë lekë (ose rreth 48% e totalit) e konstatuar në ALBPETROL sha, në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore; si dhe 53,089,493 mijë lekë në fushën e shpenzimeve të kryera jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keq menaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor, ku veçojmë vlerën 32,817,583 mijë lekë (ose rreth 62% e totalit), konstatuar në Ministrinë e Financave, më konkretisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit dhe Drejtorinë e Borxhit Publik dhe Bashkërendimit të Ndihmës së Huaj” thuhet në publikimin e KLSH.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në total , për periudhën janar – shtator 2022, në përfundim të 120 auditimeve të kryera, KLSH ka dhënë opinione për 97 prej tyre , nga të cilat: 26 opinione financiare për auditimet financiare, 315 opinione përputhshmërie për auditimet e përputhshmërisë dhe 40 janë opinione financiare dhe përputhshmërie.

Nga auditimet e realizuara gjatë nëntë mujorit të vitit 2022 ka përcjellë në Prokurori 1 kallëzim penal.

Konkretisht, në auditimin e kryer në DVASHK Sarandë me kallëzimin penal të përcjellë në Prokurori janë kallëzuar 6 persona të konstatuar me shkelje të rënda të cilët janë drejtues të nivelit të lartë e të mesëm (Ish-Drejtor, Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t, (aktualisht DVASHK Sarandë); Ish-Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, aktualisht specialist; Ish-Përgjegjës i Sektorit të Legalizimit, Ish-Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve të Pronësisë; Ish-Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve të Pronësisë; Ish-Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë).

Pas

Ekonomia në kushtet e luftës, Guvernatori nga Austria: Kemi inflacionin më të ulët në rajon

Para

Besueshmëria e politikave ekonomike në menaxhimin e krizave

Para
Besueshmëria e politikave ekonomike në menaxhimin e krizave

Besueshmëria e politikave ekonomike në menaxhimin e krizave

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Më shumë taksa për mjedisin, por jemi më të ndotur. Mblidhen gati 700 mln euro

Më shumë taksa për mjedisin, por jemi më të ndotur. Mblidhen gati 700 mln euro

nga Fast News
18:57 | 26/04/2026
0

Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

nga Fast News
18:45 | 26/04/2026
0

Të rinjtë nga Patosi fitojnë Festivalin Kombëtar të Shkencës me projektin për bletët

Të rinjtë nga Patosi fitojnë Festivalin Kombëtar të Shkencës me projektin për bletët

nga Fast News
18:31 | 26/04/2026
0

Makinat me qira në mbiofertë, trefishohet numri i kompanive; “Garë” me çmime të ulëta

Makinat me qira në mbiofertë, trefishohet numri i kompanive; “Garë” me çmime të ulëta

nga Fast News
18:29 | 26/04/2026
0

Recent News

Më shumë taksa për mjedisin, por jemi më të ndotur. Mblidhen gati 700 mln euro

Më shumë taksa për mjedisin, por jemi më të ndotur. Mblidhen gati 700 mln euro

18:57 | 26/04/2026
Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

18:45 | 26/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora