Edris Bemenian është CEO dhe anëtar i Bordit të kompanisë Engage3, me seli në Kaliforni. Një ekspert shumë i mirë i marketingut dhe lider shumëplanësh i sipërmarrjes, i apasionuar kryesisht pas start-apeve dhe teknologjisë. Ka interes për Shqipërinë dhe për t’u zgjeruar në vendin tonë. Edris është gjithashtu, panelist, kontribues dhe ekspert pranë Brick Meets Click, një organizatë e përkushtuar ndaj eksplorimit dhe të kuptuarit sesi teknologjia ndikon konsumatorët dhe se cilat mund të jenë implikimet për shitësit, prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve.Edris shërben edhe si Mentor Biznesi në universitetet kaliforniane, UC Davis dhe UC Berkeley, si edhe si Anëtar i Këshillit Konsultues për Universitetin Shtetëror të Kalifornisë. Përpara angazhimit me Engage3, ai drejtoi një sërë nismash në kompani të ndryshme, përfshi Sodexo, andnowuknow.com dhe Mercado Software. Ai është themelues i programeve të sipërmarrjes që janë brendashkrirë në Shkollën Pasuniversitare të Menaxhimit të Universitetit të Kalifornias në Davis.Edris ka marrë ccmimin “40 Under 40” nga Sacramento Business Journal.
Në intervistën e mëposhtme ai tregon për ambiciet për t”u rritur në biznes dhe për të bashkëpunuar me të rinjtë, e apasionuar pas shkencës së të dhënave dhe teknologjisë.
Nga vëzhgimet tuaja, si do ta vlerësonit klimën e të bërit biznes në Shqipëri për kompanitë e teknologjisë?
Si drejtues i një kompanie që është e fokusuar në shkencën e të dhënave dhe të zgjidhjeve softuerike në lidhje me to, eshte e rendesishme per ne te kuptojme dhe vleresojme se ku mund te pershkallezojme veprimtarine tone dhe te rrisim burimet njerezore qe te jene me te mirat ne cilesite qe na duhen ne fushen e “Big Data” dhe zgjidhjeve teknologjike qe duhen per menaxhimin e tyre.
Ne punojme me 6 nga 10 kompanite tregtare me te medha ne bote, keshtuqe ajo per te cilen mendojme dhe shikojme jane njerezit dhe kategorite e talenteve qe jane te “uritur” per dije, kane pasion dhe do te duan te rriten dhe te mesojne me shume ne fushen ku ne operojme. Gjithashtu dhe ku ne te punojme me ta per te sjelle inovacion te ri ne treg.
Vizioni jone eshte qe te transformojme industrine a analizes se cmimeve. Ajo cfare gjetem ne Tirane, kur kemi ardhur per ta pare me nga afer, ka qene nje qender e madhe fokusi i investitoreve te ndryshem te huaj, si ata Europiane, Lindja e Mesme, Azia gjithashtu dhe pak Amerikane. Keshtuqe dhe ne deshem te beheshim pjese e ketyre investimeve ne Shqiperi.
Kemi gati 5 vjet ketu, dhe e kemi rritur kompanine gati ne 100 punonjes, dhe jemi shume te motivuar qe ta vazhdojme dhe ta rrisim dhe me tej kete investim.
Mendoj qe ky eshte nje vend shume i mire dhe ofron shume potencial ne talente qe kane aftesite e duhura dhe motivimin e duhur per tu rritur profesionalisht bashke me ne.
A është e lehtë të gjesh taletin e duhur këtu dhe si është krahasuar me tregun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Eshte nje treg shume kompetitiv dhe jane shume kompani qe konkurrojne per profesioniste me aftesite e duhura. Si i tille, jemi te ndergjegjshem qe individed kane me teper mundesi. Keshtu qe dhe ne, nuk duhet ta marrim kete si te mireqene. Prandaj ne po punojme shume qe te kemi nje ambjent pune qe eshte i mire per individe ambicioz qe duan te rrisin aftesite e tyre dhe te mesojne me shume ne menyre qe te pershpejtojne avancimin ne karrieren e tyre.
Ne nuk pretendojme qe talentet do te duan te punojne per ne thjesht sepse jemi nje kompani amerikane, por duhet te punojme ne qe te ndertojme programe dhe infrastrukturen e duhur qe ti akomodojme keta individe me prirjet dhe njohurite qe kane dhe ti ndihmojme ti permbushin ato. Per te permbushur kete, po punojme dhe per lancimin e nje qendre inovacioni brenda kompanise sone gjate vitit 2023, qe do na japi mundesi te perfshijme sa me shume studente, individe te trajnuar ose jo ne shkencat e te dhenave ose programim, dhe profesioniste te tjere qe te kene sa me shume opsione ne karriere. Dhe patjeter qe kjo do i sherbeje dhe rekrutimit ne kompanine tone.
Cilat janë planet e kompanisë tuaj në të ardhmen? A po shihni mundësinë për t’u zgjeruar?
Ne po shikojme qe te dyfishojme investimin tone ne Shqiperi. Dhe ne fakt ka qene nje rruge paksa e gjate, sepse filluam me 6 punonjes para 5 vitesh duke shkuar ne 20 nje vit me vone. Dhe tani jemi 100. Duke gjykuar dhe rritjen tone si kompani, nuk do surprizohesha sikur deri ne fund te vitit tjeter stafi jone te rritet ketu deri ne 200 persona. Dhe keta do jene Inxhiniere te Dhenash, Inxhiniere Softueri, Suport Produkti, Zhvillim Biznesi etj.
Ne praktike shohim shume mundesi per keto kategori te punojne se bashku dhe prandaj do investojme shume ne keto drejtime.
A keni ndonjë këshillë për të rinjtë që duan të bëjnë karrierë në Shkencën e të Dhënave dhe Teknologjisë?
Pyetja e pare per keta te rinj do ishte, nqs kjo eshte nje fushe per te cilen ata jane te interesuar .Dhe nese ata jane te apasionuar dhe kane menduar qe te fillojne ose vazhdojne nje karriere ne te, atehere duhet patjeter te investohen ne kete drejtim, qofte edhe duke u angazhuar me projekte personale.
Nuk eshte e domosdoshme qe dikush patjeter duhet te ulet me ju dhe tju mesoje. Ka shume oportunitete ku mund te angazhohen ne nivele te ndryshme per te marre eksperiencen e nevojshme.
Vete-angazhimi me projekte ne SQL (sikuel) JavaScript (xhavaskript), Python (pajthon) do i beje kompanite, perfshire ketu dhe ne te jene te interesuar per punen tuaj dhe te pershtasin aftesite dhe nivelin e njohurive tuaja me ato te nevojshme per to.
Nqs jane te intersuar per anen e biznesit apo te produktit te nje kompanie, pra jo vetem per ate inxhinierike, ndoshta studimi i detajuar i proceseve te punes ne kompani te ndryshme dhe nxjerrja ne pah e te kuptuarit te ketyre proceseve, do beje qe punedhenesit te vijne pas jush.
Prandaj mendoj qe eshte koha e duhur per tu perfshire dhe mesuar sa me shume ne keto drejtime per te pasur nje karriere te sigurte dhe qe permbush aspiratat e te rinjve.