• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Apeli i Bankës Botërore për qeverinë: Mos shkurtoni shpenzimet në arsim e shëndetësi, por tek dietat dhe udhëtimet

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Apeli i Bankës Botërore për qeverinë: Mos shkurtoni shpenzimet në arsim e shëndetësi, por tek dietat dhe udhëtimet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Botërore shprehet kundër shkurtimeve të financimeve nga buxheti për sektorët e arsimit dhe shëndetësisë dhe gërshëra duhet të bjerë sipas saj, tek shpenzimet operative.

Sipas institucionit financiar ndërkombëtar, fillimisht pandemia e Covid -19 dhe së fundmi kriza pas luftës në Ukrainë, ka paraqitur një nevojë më të lartë për rialokime buxhetore. Duke analizuar dinamikën në Shqipëri Banka Botërore sugjeron se nuk duhen bërë shkurtime në sektorë që kanë pamjaftueshmëri në financime dhe në projekte që gjenerojnë detyrime të prapambetura. Banka sugjeroi se, shkurtimet duhen bërë në shpenzime buxhetore të tilla si udhëtimet, dietat dhe shpenzime të tjera operative.





Psh nëse qeveria shqiptare shtrëngohet të bëjë rialokime për paketa antikrizë nuk duhet të shkurtojë fondet për arsimin dhe shëndetësinë pasi ato vlerësohen me pamjaftueshmëri të thellë në raport me nevojat reale. Por përkundër këtij konstatimi, qeveria shqiptare gjatë dy rishikimeve që i bëri buxhetit 2022 shkurtoi me rreth 3 % buxhetin total të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Financave përpara se të vendosi shkurtimin e shpenzimeve, duhet të mbledhë informacion mbi pasojat e mundshme të vonesave ose ndërprerjes. Disa shpenzime mund të shtyhen për një kohe, të tjera jo. “Të dish se cilët artikuj dhe në cilën kategori janë paraprakisht do të ishte një ndihmë për ministritë e linjës kur të përballen me plane shkurtimesh” evidenton studimi.

Shkurtimet mund të përfshijnë projekte që ende nuk kanë filluar, projektet me kthyeshmëri të ulët të investimit, që do të thotë se vonesat janë pa kosto.

Zëra të tjera që shpesh konsiderohen më të lehta për t’u shkurtuar janë udhëtimet, blerja e  automjeteve të reja dhe rinovimi i zyrave, sugjeron Banka.

Studimi i Bankës Botërore sugjeron se, kostoja e rialokimeve buxhetore mund të minimizohet nëse qeveria pakëson rialokimet nga shpenzimet e paqëndrueshme dhe projektet që nuk kanë ecuri të mirë. Por edhe ky selektim ka vështirësi. Një program mund të ketë ecuri shumë i ngadaltë, por konsiderohet me prioritet të lartë.

Banka Botërore e vlerëson të rëndësishme një përgatitje paraprake të qeverisë, për projektet prioritare dhe jo- prioritare në mënyrë që rialokimi i fondeve të jetë më i thjeshtë dhe me sa më pak kosto.

Qeveria shqiptare i ka bërë rutine rialokimet buxhetore në mes të vitit. Por këto rialokime kanë prekur shume shpesh sektorët prioritare siç janë arsimi dhe shëndetësia, në një kohë që janë lënë të paprekura fondet për udhëtime rikonstruksione dhe investime në projekte te reja edhe pse ato nuk konsiderohen fisibël.

Pas

Eurostat për të vetëpunësuarit: Më të rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social

Para

Shërbimet publike on line, MJAFT mbledh në Tiranë vendet e rajonit për axhendën dixhitale

Para
Shërbimet publike on line, MJAFT mbledh në Tiranë vendet e rajonit për axhendën dixhitale

Shërbimet publike on line, MJAFT mbledh në Tiranë vendet e rajonit për axhendën dixhitale

Të Gjitha

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

nga Fast News
15:57 | 07/06/2025
0

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

nga Fast News
15:55 | 07/06/2025
0

Recent News

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

16:06 | 07/06/2025
Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

16:04 | 07/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar