• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përcaktuar sasinë e ndihmave sociale që do të përfitojnë duke filluar nga viti tjetër personat me aftësi të kufizuara, ata që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe jo vetëm, sipas kategorieve të njohura nga ligji, si dhe kujdestarët e tyre.

Udhëzimet kanë hyrë në fuqi javën që shkoi, pas botimit në Fletoren Zyrtare.



Sipas ligjit në fuqi për mbrojtjen sociale, pagesa për shkak të aftësisë së kufizuar është një pagesë mujore, e cila jepet në muajin pasardhës nga data e vendimit për përfitime, me qëllim përmbushjen e nevojave elementare, të lidhura me aftësinë e kufizuar, e cila përfitohet nga personat të cilët janë deklaruar si të tillë me vendim të komisionit shumëdisiplinor të vlerësimit të aftësisë së kufizuar. Ky vendim vjen në kuadër të planit të menaxhimit të qeverisë për vitet 2023-2025, ndërsa bie në sy se synohet të shtohet numri i personave që marrin kujdestari, për shkak se japin ndihmë ndaj personave me aftësi të kufizuar dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike. Po ashtu, përmes këtij vendimi ndihma ekonomike për kategoritë e ndryshme nga 3 mijë lekë të reja shkon në 9 mije lekë të reja.

Vendimi ka hyrë në fuqi dhe është botuara në Fletoren Zyrtare

Në fushën e mbrojtjes sociale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale synon zbatimin me sukses të reformës së programit të përkujdesit social në tre shtyllat kryesore të tij: Ndihma Ekonomike, Aftësia e Kufizuar dhe Shërbimet Sociale. Më konkretisht synohet:

 

  1. Numri i familjeve dhe individëve në nevojë që pritet të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike parashikohet të jetë mesatarisht 64 mijë përfitues në vit përgjatë periudhën 2023-2025;
  2. Numri i përfituesve nga PAK dhe kujdestarëve të tyre parashikohet të shkojë në 158 mijë në vitin 2025, në kuadër të reformimit të sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar;
  3. Mbështetja e personave nga grupet e pafavorizuara përmes punësimit në ndërmarrjet sociale synohet që në periudhën 2023-2025, të realizohet duke punësuar 70 persona çdo vit.

Rritja e Fondit

 

  1. Mbështetjen e fondit social për njësitë e vetqeverisjes vendore për ofrimin e shërbimeve të reja sociale territoriale për grupet në nevojë dhe mbështetjen e familjeve të NE me paketa sociale shëndetësore, me një fond nga 200 milion lekë në 300 milion lekë për vitet 2023-2025.
  2. Për vitet 2023-2025, vijon të financohet politika e rishikimit të masës së përfitimit të ndihmës ekonomike, në të cilën parashikohet një rritje me 10 % (dhjetë për qind) të masës së pagesës ekzistuese, sipas strukturës së familjes.
  3. Përgjatë viteve 2023-2025, vijon të financohet masa e rishikuar e përfitimit në rritje për kategoritë përfituese si më poshtë vijon: 9 Për viktimat e trafikimit masa e ndihmës ekonomike në 9 000 lekë në muaj nga 3000 lekë që ka qenë deri në vitin 2021.
  4. Për çdo viktimë të dhunës në marrëdhëniet familjare që nuk trajtohet në institucionet e përkujdesjes shoqërore, të përcaktuar në urdhrin e mbrojtjes apo urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, masa e ndihmës ekonomike në 9 000 lekë në muaj, nga 3000 lekë që ka qenë deri në vitin 2021. Për çdo jetim masa e ndihmës ekonomike në 9 000 lekë në muaj, nga 3000 që ka qenë deri në vitin 2021.
  5. Familjet përfituese në programin e ndihmës ekonomike, që kanë në përbërje tre apo më shumë fëmijë të moshës 0–18 vjeç, përfitojnë dyfishin e masës së pagesës ekzistuese të ndihmës ekonomike, sipas strukturës së familjes.

Vendimi, ja çfarë do sjellë implementimi i reformës

  1. Rritjen mbi 94% të numrit të përfituesve të varfër që marrin NE mbi totalin e aplikuesve.
  2. Rritjen mbi 70% të numrit të personave me aftësi të kufizuar që janë komisjonuar përmes sistemit te menaxhimit të informacionit;
  3. Rritjen mbi 90% të numrit të përfituese të grave kryefamiljare që marrin Ndihmë Ekonomike mbi totalin e aplikuesve gra kryefamiljare;
  4. Rritja me më shumë se 60 e numrit të grave dhe vajzave në nevojë të riintegruara pas trajtimit në institucionet e përkujdesit social.

 

Pas

Si shekujt e vetë-izolimit e shndërruan Japoninë në një nga shoqëritë më të qëndrueshme në botë

Para

Plas grushti në Elbasan/ Gruaja rreh bashkëjetuesin, ndërhyn me urgjencë policia

Para
Plas grushti në Elbasan/ Gruaja rreh bashkëjetuesin, ndërhyn me urgjencë policia

Plas grushti në Elbasan/ Gruaja rreh bashkëjetuesin, ndërhyn me urgjencë policia

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar