Një tragjedi është regjistruar në Rusi, ku një familje prej 4 anëtarësh kanë rënë në një greminë prej 230 metrash dhe më pas humbën jetën.
Turistët rusë ishin Rustam Gabinov, 38 vjeç, gruaja e tij Alfina dhe dy fëmijët e tyre të moshës 10 vjeç dhe 8 vjeç.
Familja ishte duke udhëtuar afër një pike turistike në ujëvarën ruse, teksa u përballën me një mjegull dhe nga pamundësia për të parë mirë përfunduan në greminë, raporton DailyMail.