Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Tiranë.
Mësohet se një 50-vjeçar është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Sipas dyshimeve, personi në fjalë është vetëplagosur me armë zjarri.
“Më datë 29.06.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore shtetasi A. Sh., 50 vjeç.
Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia.