Një nënë bashkë me të bijën kanë grumbulluar afro 100 mijë paund.
Kjo pasi të dyja iu bashkuan faqes për të rritur për të fituar para.
37-vjeçarja, Evie Leana, vendosi që me ardhjen e vitit 2022 t’i bashkohej platformës “OnlyFans, ku e bija ishte pjesë e saj prej kohësh. Teksa shikonte fitimet e vajzës në këtë faqe, ajo mori përsipër që të hapte një llogari të saj. Këtë vendim të rëndësishëm, Evie e mori pasi u nda nga partneri i saj dhe ndjeu se kishte nevojë për një sfidë të re.
Tashmë ato konsiderohen si “dyshja më e nxehtë mama dhe vajza” në faqen për të rritur. Tashmë Evie dhe vajza e saj Tiahnee, 19 vjeçe, kanë arritur të fitojnë pothuajse 100,000 paund së bashku. Madje ato janë shprehur se janë të hapura për takime të guximshme.
Sipas Evie nga Adelaide, faqja në internet është një “mënyrë e shkëlqyer për të shprehur anën e saj seksuale dhe për t’u argëtuar duke e bërë atë”.