• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Mazhoranca juaj është njollosur nga disa skandale” Gazetarja franceze ia ‘plas’ në sy Ramës

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Mazhoranca juaj është njollosur nga disa skandale” Gazetarja franceze ia ‘plas’ në sy Ramës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Duke folur për emisionin Ici l’Europe kryeministri Edi Rama, u shpreh se Shqipëria vazhdon zbatimin e reformës në drejtësi, që është konsideruar nga të gjithë si një model. Rama thekson se më parë nuk u imagjinonte që dikush me pushtet të dilte para drejtësisë.

Në këtë moment ka ndërhyrë gazetarja duke thënë se disa politikanë të burgosur janë nga qeveria e tij. Rama nuk është zgjatur tek përgjigja duke u mjaftuar me fjalën “sigurisht”.
Ai ka shtuar se në Shqipëri ka një sistem drejtësie, i cili mund të bëjë hetime dhe procese gjyqësore për cilindo.





Pjesë nga Intervista:

Gazetarja- Maqedonia ka patur probleme me Greqinë për emrin, tani ka problem me Bullgarinë për gjuhën. Në fakt është shumë e komplikuar. Të flasim pak për Gjykatën Evropiane të Audituesve që ka publikuar një raport akuzues për vendet e Ballkanit Perëndimor. 700 milionë euro të shpenzuara nga Bashkimi Evropian, gjatë shtatë viteve të fundit, për të mbështetur shtetin e së drejtës në 6 vende, që kanë ndikuar shumë pak në avancimin e qasjes e zgjidhjen e problemeve në fushën e drejtësisë. Kanë patur pak ndikim në avancimin tuaj drejt zgjidhjes së problemeve në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit, madje ka patur regres në disa vende.

KM – Për kë bëhet fjalë?

Gazetarja – Kjo është shumë shqetësuese për Gjykatën Evropiane të Audituesve. Mos kemi të bëjmë me një rajon të pa reformueshëm?

KM- Së pari, për sa i përket kësaj çështjeje, Shqipëria është në pararojë të vendeve të rajonit. Ne vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi, që është konsideruar nga të gjithë si një model. Po ju jap një shembull: nëse ju do të pyesnit këdo në Shqiperi para 3 apo 4 vitesh, nëse ky apo ai mund të imagjinonte një ditë gjatë jetës së tij një person me pushtet politik para një gjykatësi, para drejtësisë apo në burg (siç është rasti i ish-kryeministrit) ju do ta kuptonit. Sot nuk ka vetëm një rast, por disa raste.

Gazetarja – Po, por ata ishin pjesë e mazhorancës tuaj.

KM- Sigurisht.

Gazetarja – Mazhoranca juaj është njollosur kohët e fundit nga disa skandale.

KM- Njollosje është fjalë shumë e madhe. Jo, bëhet fjalë për një vullnet, vullnetin tonë. Ne kemi marrë përsipër sfidën e madhe për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe e kemi thënë. Nuk e reformojmë për të thënë tanët janë të paprekshëm e tuajët janë të dënueshëm. Kjo reformë është për të gjithë. Për këtë arsye në Shqiperi ka sot një sistem drejtësie që ka nisur të bëjë hetime, por nuk është ende ne standardet e një vendi të BE-së, siç është Franca. Ka një sistem drejtësie, i cili mund të bëjë hetime dhe procese gjyqësore për cilindo.

Gazetarja – Ka megjithatë reagime të ashpra mes qeverisë tuaj socialiste dhe një qeverie konservatore apo partisë konservatore në opozitë, të reflektuara edhe në protesta të dhunshme.

KM- Por u bë një kohë e gjatë që nuk ka patur protesta të dhunshme, ka pasur një protestë të dhunshme por ka qenë mes tyre, por protesta e dhunshme ndaj qeverisë nuk ka prej shumë kohësh.

Pas

52 vjeçe dhe në formë të shkëlqyer, Jennifer Lopez tregon sekretin: 2 ushqimet që nuk i konsumoj kurrë

Para

Ishin në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen 4 shqiptarë nga Italia, Gjermania dhe Franca

Para
Ishin në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen 4 shqiptarë nga Italia, Gjermania dhe Franca

Ishin në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen 4 shqiptarë nga Italia, Gjermania dhe Franca

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar