Në burgjet e Sigurisë së Lartë dje ka patur një aksion për gjetjen e sendeve të paligjshme.
Mësohet se gjatë kontrolleve janë zbuluar në dy qeli, përkatësisht në burgun e Peqinit dhe të Burrelit dy pajisje që dyshohet se përdoreshin për komunikim.
Bëhet fjalë për televizorë të përshtatur me dekoder të veçantë për të bërë telefonata nga burgu.