Në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që po mbahet në Prishtinë, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat ndaj homologut Albin Kurti.
Teksa ka marrë në dorë një dokument të marrëveshjes mes dy vendeve, Rama ka theksuar se qëkur qeveria e Kurtit është në pushtet dhe konkretisht “Vetëvendosja”, ka zvogëluar gërmat për të kursyer letër.
“Mbledhje pune jemi na lejohen edhe vërejtje. Që kur Vetëvendosja ka marrë qeverinë këto gërmat janë zvogëluar, besoj për kursim letre.
Sepse është fakt i njohur që Vetëvendosja është një forcë shumë e kujdesshme për shpenzimet buxhetore dhe tani me ndihmën e durimit tuaj po kërkoj pikën ku marrëveshja e bashkëpunimit për pranimin e studentëve në Shqipëri dhe Kosovë është një marrëveshje që merr rrugën sot”, tha Rama teksa ka ngjallur të qeshura në sallë.