• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

246 kilogramë dr ogë në Shkodër/ E pësojnë 6 persona, mes tyre dy gra (Emrat)

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
246 kilogramë dr ogë në Shkodër/ E pësojnë 6 persona, mes tyre dy gra (Emrat)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka sekuestruar 246 kilogramë kanabis në qytetin e Shkodrës. Për sasinë e kapur të drogës janë arrestuar 6 persona ndërsa 8 janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë Ardjan Tahiri, Besmir Rexhepi, Hekuran Myrtja, Liljana Çopani, Arben Uruçi, Danjela Hasani.

Njoftimi i policisë Shkodër:





Kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllimin parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Vallas”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me seksionet për Hetimin e Krimeve dhe kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër. Arrestohen 6 shtetas dhe shpallen në kërkim 8 të tjerë, bashkëpunëtorë në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Gjenden dhe sekuestrohen, në banesën e njërit prej të arrestuarve, 246 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, konstatohen dhe asgjësohen me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të kësaj banese, në fshatin Vallas, Shkodër, si dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis, në proces tharjeje. Në vijim të kontrolleve masive në të gjithë territorin, me qëllimin parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një hetimi disaditor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si dhe falë një pune të mirorganizuar të të gjithë strukturave policore të DVP Shkodër, Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me seksionet për Hetimin e Krimeve dhe kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të kësaj DVP-je, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor antikanabis të koduar “Vallas”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan ne flagrancë shtetasit:

-A. T., 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; -B. R., 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; -H. M., 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; -L. Ç., 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë; -A. U. 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër, si dhe -D. H. 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase u arrestua brenda disa orësh nga organizimi i operacionit policor “Vallas”, si rezultat i bashkëpunimit të mirëkoordinuar me strukturat e DVP Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

-A. S., 34 vjeç banues në Bajzë, Malësi e Madhe; -A. P., 38 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër; -S. B., 35 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër; -B. L., 21 vjeç banues në Alimetaj, Shkodër -E. S. 20 vjeç banues në Shirokë, Shkodër, si dhe -I. D., 26 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; -S. D., 34 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; -A. D., 29 vjeç, banues në Vallas, Shkodër (të afërm të njëri-tjetrit).

Nga veprimet hetimore të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundëligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar A. T., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 246 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe 11 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshin nga autorët për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale. Gjithashtu, në vijim të kontrollit të imtësishëm të çdo pjese të territorit, në fshatin Vallas, Shkodër, u konstatuan dhe u asgjësuan me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të banesës së shtetasit të arrestuar A. T.. Vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim për këtë veprimtari kriminale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Pas

Kryeministri Rama mbërrin në Prishtinë, shtrëngon duart me Kurtin

Para

E reja gjen ‘belanë’ me fillerin e buzëve: U frynë 4 herë më shumë seç thanë mjekët (FOTO)

Para
E reja gjen ‘belanë’ me fillerin e buzëve: U frynë 4 herë më shumë seç thanë mjekët (FOTO)

E reja gjen ‘belanë’ me fillerin e buzëve: U frynë 4 herë më shumë seç thanë mjekët (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar