• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

E mbylli me “Portokallinë”, surprizon Xhemi Shehu, i jep fund karrierës në televizion

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
E mbylli me “Portokallinë”, surprizon Xhemi Shehu, i jep fund karrierës në televizion
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Xhemi Shehu ka folur si rrallëherë rreth jetës personale dhe asaj profesionale, nga rikthimi në ekran, te prindërimi dhe njerëzit me të cilët sot nuk gëzon raporte të mira.

Në një intervistë në “Wake Up”, ajo u pyet nëse “Qesh mirë kush qesh i fundit” mund të konsiderohet një rikthim pas shkëputjes gati njëvjeçare apo pret një “rikthim me fishekzjarrë”.



“Nuk pres rikthim me fishekzjarrë, se më duket se nuk jam larguar kurrë. Unë jam këtu, derën e kam të hapur dhe nuk e quaj një rikthim nëse vij në ‘Top’. ‘Qesh mirë kush qesh i fundit’ ishte një rikthim pas pauzës që bëra pas largimit nga ‘Portokalli’, por e quaj veten se jam ende në shtëpi. Nëse do të vija prapë, mos shpenzo për fishekzjarrë. Bëj pauza, sepse lodhem dhe për t’u kushtuar vëmendje gjërave që i kam lënë pas dore, televizioni të kushtëzon”, deklaroi Xhemi.

Duket se pas “Qesh mirë kush qesh i fundit”, vështirë se Xhemin do ta shikojmë më në ekran. Sezoni i ri i spektaklit të humorit me gjasa nuk do të ketë një sezon të dytë, duke e lënë kështu pa një format prezantuesen.

Më pas, Isli Islami e vendosi përballë një zgjedhjeje të vështirë mes “Wake UP”, “Për’puthen”, “Dancing With the stars” dhe një talk-show, të cilin prej tyre do donte Xhemi të moderonte? Dëshira e saj nuk ishte asnjë nga alternativat.

    • foto galeri
    • foto galeri
    • foto galeri foto galeri Pa hezitim Xhemi përmendi “Portokallinë”, për të cilën edhe më parë ka thënë se është eksperienca e saj më e veçantë. “Për momentin jam shumë mirë, nuk dua asgjë. Por tanimë e di çfarë dua dhe ku do ta gjeja veten dhe nëse do të më ofrohej diçka e tillë, do të thosha ‘Pse jo’. Do të zgjidhja ‘Portokallinë’ patjetër”, tha prezantuesja.

Xhemi portretizohet si një figurë paqësore, që nuk është bërë pjesë e skandaleve apo sherreve publike, por nëse doni të dini me cilët nuk shkon mirë, mjaft të gërmoni në “Instagram”-in e saj.

“Nuk shkoj mirë me njerëzit me të cilët kam punuar dhe nuk punoj dhe nuk do të punoj më, që nuk i kam në ‘Instagram’. Kushdo mund t’i shohë. Njerëzit që kam punuar dhe nuk i kam më, nuk do të punoj në të ardhmen, nuk do t’i kem as miq. Më kanë bërë të ndihem keq dhe jam në një pikë kur nuk bëj më kompromise”, tregoi ajo.

Bashkëpunëtori i saj i preferuar mbetet Salsano Rrapi, me të cilin Xhemi gëzon një raport të veçantë edhe jashtë ekranit. “Me Salsanon nuk kam qenë shumë mirë që në fillim. Kam krijuar me kohën një marrëdhënie të shkëlqyer. Kuptohemi në ajër dhe kjo vjen falë periudhës së gjatë që kemi punuar, por edhe kemi qëndruar jashtë punës. Ai është i pari i çdo liste bashkëpunëtorësh”./PanoramaPlus

Pas

Përditësohen shifrat/ Shtohen infektimet me virus në 24 orët e fundit

Para

Bashkëshorti i’u kap me dro gë/ E shoqja e Kajmakut 1.9 milionë USD në bankë: Janë kursime

Para
Bashkëshorti i’u kap me dro gë/ E shoqja e Kajmakut 1.9 milionë USD në bankë: Janë kursime

Bashkëshorti i'u kap me dro gë/ E shoqja e Kajmakut 1.9 milionë USD në bankë: Janë kursime

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar