Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e tre anëtarëve të familjes Prenga.
Ata kundërshtuan vendimin e shkallës së parë për konfiskimin e pasurisë të tyre.
Pasuria e Artan, Nikolin dhe Arta Prenga u konfiskua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Pasuria përfshin: apartament banimi me sipërfaqe 102 m2, kati i dytë, apartamenti nr.6, blloku A, në krah të majtë të ashensorit, kufizohet me oborrin e shkollës në godinën në ndërtim pranë çerdhes së qytetit Rrëshen, sipas kontratës së sipërmarrjes nr.1321 rep., dhe nr.612 kol., datë 04.10.2013. porositës shtetasin Nikolin Prenga me investitor “Jushi” shpk me nius K08502520D.
Apartament banimi me sipërfaqe 100 m2, kati i dytë, apartamenti nr. 7, blloku A, në krah të majtë të ashensorit, kufizohet me oborin e shkollës, në godinën në ndërtim pranë çerdhes së qytetit Rreshen, sipas Kontratës së Sipërmarrjes nr. 1526 rep., dhe nr. 677 kol., datë 8.11.2 13 me porositës shtetasin Nikolin Prenga me investitor “Jushi” shpk me nius K08502520D.
Apartament banimi me nr. Pasurie 3/51 + 1-3, vol 7 fq. 3, ndodhur në zonën kadastrale 3224 me adresë: Rrëshen, Mirditë, P99/9/1, sh.1, k.2, ap.3 me sipërfaqe totale 74,87 m2, në pronësi të shtetases Arta Ndrec Prenga, sipas Çertifikatës për Vërtetimin e Pronësisë, me nr. serial 1088153 datë 30.7.2015.;
“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 15.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 74 akti, datë 12.04.2022 regjistrimi, mbi ankimin e shtetasve A.P., M.P., A.P., lidhur me “Kundërshtimin e vendimit nr. 160, datë 18.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi konfiskimin e disa pasurive”, ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët, kryesues Dhimitër Lara, anëtare Miliana Muça dhe Saida Dollani vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr.160, datë 18.10.2021 të Gjykatës së Posaçme shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, sipas njoftimit.