• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Procedimi i kryebashkiakëve demokrat, PD: Goditje e rëndë ndaj demokracisë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Procedimi i kryebashkiakëve demokrat, PD: Goditje e rëndë ndaj demokracisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike përmes sekretarit të saj, Gamzment Bardhi ka reaguar në lidhje me procedimin penal të hapur ndaj disa kryebashkiakëve demokrat, të cilët kishin bërë thirrje për pamundësimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në një dalje nga “selia blu”, Bardhi tha se ky veprim i Prokurorisë me urdhër të Ramës sipas tij është një goditje e rëndë ndaj demokracisë.





Ai tha se procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj është një provokim i rëndë që i bëhet opozitës si dhe goditje ndaj demokracisë.

“Tentativës së dështuar për të kryer votime moniste dhe të paligjshme, Edi Rama po i shton edhe tentativën për të rikthyer në Shqipëri dënimin e kundërshtarëve politikë për agjitacion e propagandë. Kushdo që nuk mendon si ai, kushdo që refuzon farsën kriminale dhe antikushtetuese të 30 Qershorit, kushdo që nuk bëhet pjesë e grushtit të shtetit që po realizon, procedohet nga Policia dhe Prokuroria e tij e kriminalizuar me urdhër politik. Procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, pse ato mendojnë ndryshe nga Edi Rama dhe kanë deklaruar se do të zbatojnë Dekretin e Presidentit, është një goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe një akt i fortë provokimi ndaj opozitës. Partia Demokratike ka treguar deri më tani vetëpërmbajtje. Partia Demokratike ka treguar deri më tani përgjegjshmëri, për të ruajtur rendin kushtetues dhe stabilitetin demokratik të vendit. Partia Demokratike nuk ka rënë pre e provokimeve kriminale të Edi Ramës dhe banditëve të tij me unifromë. Por ne as nuk shantazhohemi, as nuk trembemi, as nuk tolerojmë dhe as nuk harrojmë”,- tha Bardhi.

Sipas tij këto akte të kryeministrit Rama do marrin përgjigjen e merituar.

“Kryetarët e Bashkive që drejtohen nga opozita, janë në ushtrim të përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe ligjore. Ata do të vazhdojnë t’i binden vetëm ligjit. Asnjë presion nuk i tremb. Asnjë procedim nuk i ndal. Në 30 Qershor ligjërisht nuk ka zgjedhje. Në 30 Qershor qytetarët janë në të drejtën e tyre të mos pranojnë diktaturën autokratiko-kriminale të Edi Ramës. Në 30 Qershor në paligjshmëri është vetëm Edi Rama dhe banda e tij. Aktet dhe veprimet kundër qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës, si këto kundër kryebashkiakëve Frrokaj dhe Kapllanaj, do të marrin përgjigjen e merituar”

Pas

Kush është koka e bandës me 42 anëtarë që u arrestua sot në Shkodër (EMRI)

Para

Xhelal Mziu i prerë: Në 30 qershor nuk ka zgjedhje, të vendosur deri në flijim

Para
Xhelal Mziu i prerë: Në 30 qershor nuk ka zgjedhje, të vendosur deri në flijim

Xhelal Mziu i prerë: Në 30 qershor nuk ka zgjedhje, të vendosur deri në flijim

Të Gjitha

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

nga Fast News
09:00 | 06/08/2025
0

Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

nga Fast News
08:30 | 06/08/2025
0

Lideri duhet t’i ketë këto cilësi

Lideri duhet t’i ketë këto cilësi

nga Fast News
08:00 | 06/08/2025
0

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

nga Fast News
17:46 | 05/08/2025
0

Recent News

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

09:00 | 06/08/2025
Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

08:30 | 06/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar