• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Banditët vishen si gra” Befason gazetari i njohur: Në Shkodër po vepron një celulë tritoli

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Banditët vishen si gra” Befason gazetari i njohur: Në Shkodër po vepron një celulë tritoli
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shpërthimet me tritol në Shkodër ndaj efektivëve të policisë, kanë tërhequr vëmendjen e gazetarit të Elton Qyno. Gazetari shkruan se në qytet po vepron një celulë tritoli e cila po terrorizon policët në kulmin e sezonit të hashashit.

“…Siç na i prishët parcelat, ashtu dhe ne po ju prishim pronën…”- është shprehja që përdor Qyno për këto ngjarje të njëpasnjëshme që po ndodhin në Shkodër. Ai përmend oficerët e policisë që kanë rënë pre e shpërthimeve, që nga Ndrek Rrasa, Sokol Pronit e deri te Pëllumb Vukaj.





Shkrimi i plotë:

Në Shkodër po vepron një celulë tritoli, që terrorizon policët dhe njerëzit e shtetit në kulmin e sezonit të hashashit. Ngjarjet e fundit, që janë regjistruar në qytetin e Shkodrës, kanë sjellë shumë përshtjellim mes radhëve të policisë, ku këto struktura jo vetëm kanë regjistruar viktima në rrugët e qytetit, por në 5 raste janë bërë objekt i sulmit me tritol nga anëtarë të Grupeve Kriminale.

Fillimi i sezonit të mbjedhjes së Drogës në zonën e Dukagjinit, nga muaji Mars dhe Maj, kam përshtypjen e fortë se është bërë shkak për të vënë në zbatim një skemë të tillë terrori. Policia gjatë kësaj periudhë por ende dhe sot ka marë një sërë operacionesh për shkatërimin e parcelave dhe gastrave të mbjedha me drogë.
Dhe formula për kultivuesit që kanë humbur hashashin e sapo mbjellë përkthehet me shprehjen:

“…Siç na i prishët parcelat, ashtu dhe ne po ju prishim pronën…”.

Të veshur si Gra, autorët e vendosjes së tritolit në banesat e makinat e policëve të Shkodrës, rezultojnë të jenë mjaft të përhapur ose mund të jetë një i vetëm, që i ka kryer ngjarjet e një pasnjëshme.
Sot në Shkodër, ashtu në si në Vlorën e vitit 2011-2013, ekziston një celulë e mirëfilltë tritoli, që po terorizon njerëzit e shtetit dhe policisë lokale.

Në një vend si Shkodra, terrori i zyrtarëve është me i fortë se vrasja. Kjo pasi ata përkulen, japin dorëheqjen dhe largohen jashtë shtetit, ose refuzojnë të bëjnë detyrën.

Si dikur Julian Sinanaj me Ndiçim Gjokonën, të cilët ishin dyshja më trazavaçe dhe që vendosjen e tritolit e kthyen në një lojë rrutinë në rrugët e Vlorës, në të njëjtën situata jemi në Shkodrën e sotme. Punonjës të policisë që mundohen të bëjnë detyrën, janë vënë përpara me tritol tek dera e shtëpisë ose tek makina.

Dikur në 1997 apo 1998 sulmohej institucioni, komisariati apo drejtoria e Policisë, sot krimi ka zgjedhur të veprojë, duke selektuar njerëzit, punonjësit, me qëllim trembur dhe tulatur në punën e tyre. Rasti i fundit ka qënë ai i dëmtimit të rëndë me tritol të shtëpisë dhe mjetit të Pëllumb Vukaj,oficer krimesh në Komisariatin e Shkodrës.

Ky rast ishte pasues i ngjarjes së ndodhur ndaj punonjësit të policisë Ndrek Rrasa dhe Sokol Pronit, që i shkatëruan automjetin dhe biznesin.

Për të gjithë ata që se dinë Pëllumb Vukaj, është oficerëi që gjatë periudhës Mars-Maj, ka asgjësuar qindra e mijëra fidanë kanabis të sapo mbjellë në zonën e Dukagjinit në Shkodër.Pëllumb Vukaj është oficeri që në 2018, gjatë operacionit “Dukagjini”, së bashku me klolegë të tjerë të policisë, asgjësuan mbi 150 mijë rrënjë kanabis dhe çuan në arrestimin e 90 personave, mes tyre punonjës të policisë, 4 kryepleq fshatrash që ishin natyralizuar në kultivues dhe trafikantë të tjerë të zonës. Tani si ti bëjë këtë dëm policia kultivuesve dhe trafikantëv, të mos presim që ata ti shkojnë policit, me ndonjë tufë me lule apo pako llokume, në ambjentet e shtëpisë apo tek pronat e tyre.

Sigurisht që dhe krimi, do futë në zbatim rrugët e tij të terrorit.

Ndaj, ju o drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe ju, o Drejtuesit e Policisë së Qarqeve, mirë që nuk jeni në gjëndje ti zbardhni këto ngjarje kriminale ndaj punonjësve të policisë, por të paktën merni masa dhe mbroni jetën e tyre.

Pas

“Më shumë se e shëmtuar” Pamja në Tiranë revolton Agron Llakajn: Të hiqet menjëherë

Para

“Nuk preken me dorë” Çmimet e ushqimeve shqetësojnë familjet shqiptare: Vaji një mision i pamundur

Para
“Nuk preken me dorë” Çmimet e ushqimeve shqetësojnë familjet shqiptare: Vaji një mision i pamundur

“Nuk preken me dorë” Çmimet e ushqimeve shqetësojnë familjet shqiptare: Vaji një mision i pamundur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar