• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“I përkushtuar në detyrë” Deputeti i PD pro emrit të Bajram Begajt: Por mazhoranca e bëri pis

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“I përkushtuar në detyrë” Deputeti i PD pro emrit të Bajram Begajt: Por mazhoranca e bëri pis
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula mbështet kandidaturën e Bajram Begajt për President të Republikës së Shqipërisë.

Ai vlerëson figurën e tij, duke u shprehur se ushtaraku ka spitakut me profesionalizmin e tij.

“Gjenerali do të ketë respektin tim, mbase dhe të gjithë opozitës por ne nuk mund të legjitimojmë sjelljen autoritare të kësaj mazhorance”, shkruan deputeti i PD.

Deputeti Sula thekson se mazhoranca po bën pis kandidatin për President, Bajram Begaj, që sipas tij, është një “njeri i urtë që ka spikatur për profesionalizmin dhe përkushtimin në detyrat që ka mbajtur”.

Sipas deputetit demokrat, “Partia Socialiste nuk respektoi marrëveshjen e arritur në sy të të gjithë shqiptarëve për të patur një kandidat konsensual”.

Postimi i deputetit:

Mazhoranca bën pisë kandidatin për president Bajram Begaj.
Shqipëria ka pafundësisht individë të ndershëm e të denjë për tu bërë kryetar i shtetit. Kandidat potencial ka nga të djathtët, të majtët apo jashtë politikës, profesionistë të arrirë.
I tillë është edhe Gjeneral Bajram Begaj. Një njeri i urtë që ka spikatur për profesionalizmin dhe përkushtimin në detyrat që ka mbajtur. Mjek, Profesor i Asociuar. Njeri me ambicie që i ka ngjitur shkallët e karrierës me radhë. Gjeneral që ka ditur të ruaj e respektojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.
Në këtë këndvështrim, vendosja në krye të Presidencës një president me formim ushtarak është me rëndësi. Kryetari i Shtetit është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe i shkon çdo informacion lidhur me FA. Kujtojmë që po jetojmë në një kohë kur Rusia prej më shumë se tri muajsh sulmon çdo ditë barbarisht për të pushtuar Ukrainën. Ballkani mbetet ende një “fuçi baruti”. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO i japin një rëndësi të veçantë Shqipërisë ku po ndërtohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë. Kjo na imponon të jemi seriozë dhe të besuar me partnerët tanë. Rol në këtë marrëdhënie luan edhe Presidenti si Komandant i Përgjithshëm i FA.
Por kjo mazhorancë e bën pis emrin e Gjeneralit. Partia Socialiste nuk respektoi marrëveshjen e arritur në sy të të gjithë shqiptarëve për të patur një kandidat konsensual. Presidenti sipas Kushtetutës është përfaqësues i unitetit të popullit dhe qëndron mbi palët politike. Ndaj është domosdoshmëri që kryetari i shtetit të jetë konsensual. Mazhoranca e cila është mësuar ti zaptojë të gjithë pushtetet, refuzoi të kishim një propozim të përbashkët.
Gjenerali do të ket respektin tim, mbase dhe të gjithë opozitës por ne nuk mund të legjitimojmë sjelljen autoritare të kësaj mazhorance.

Pas

“Asnjë ushtarak nuk mund të marrë detyra drejtuese mbi shtetin” Oerd Bylykbashi kundërshton zgjedhjen e Begajt si President

Para

“Ka kaluar në filtrat e NATO-s” U shpreh skeptik për presidentin e ri, Pandeli Majko i përgjigjet Bylykbashit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

nga Fast News
14:10 | 22/08/2025
0

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

nga Fast News
09:00 | 22/08/2025
0

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

nga Fast News
08:30 | 22/08/2025
0

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

nga Fast News
08:00 | 22/08/2025
0

Recent News

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

14:10 | 22/08/2025
Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

09:00 | 22/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar