• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rama e propozoi si kandidat/ Bajram Begaj është kallëzuar në SPAK, akuzohet për zhvatjen e pronave të ushtrisë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Rama e propozoi si kandidat/ Bajram Begaj është kallëzuar në SPAK, akuzohet për zhvatjen e pronave të ushtrisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i propozuar nga Edi Rama për President Republike, Bajram Begaj, rezulton të jetë kallëzuar në SPAK në prill të vitit 2021. Kallëzimin e ka bërë Artur Meçollari, një tjetër emër i njohur në radhët e Forcave të Armatosura dhe pjesë e grupit negociator për cështjen e detit me Greqinë.  Shefi i ushtrisë shqiptare akuzohet për “shpërdorim detyre” lidhur me dhënien e pronave të ushtrisë për klientët e qeverisë. Gazetari Ferdinand Dervishi në një shkrim të muajt tetor 2021 zbardh më shumë detaje rreth kësaj afere milionëshe.

“Baza detare ekzistuese e Pashalimanit u rrudh me 85 % të sipërfaqes me anë të një truku korruptiv të vitit 2016, ndërsa baza ndihmëse e Sarandës shkoi drejt shfarosjes pasi u dha me koncension. Të akuzuar janë zyrtarë të lartë mes të cilëve edhe ish ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, që gjatë vlerësimit të pronave të forcave detare më 2016-ën, firmosën copëzimin e tyre, duke lënë një pjesë të majme jashtë planit të përhapjes. Kleçka e përdorur ishte lënia e tyre pa koordinata gjeografike. Si pasojë forcat detare humbën 80 prona të lakmuara me një sipërfaqe prej rreth 480 hektarësh”, shkruan Dervishi. Natyrisht që këto lëvizje në iventarin e ushtrisë nuk bëhen dot pa miratim nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.





Ndër të tjera në shkrim thuhet se më 6 prill 2021, Artur Meçollari ka depozituar pranë SPAK edhe një tjetër padi për shpërdorim detyre në adresë të Gjeneral Major Bajram Begajt, me detyrë shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Ilir Xhebexhisë, me detyrë komandant i Forcës Detare dhe kolonel Altin Kurtit, me detyrë komandant i Policisë Ushtarake. Sipas padisë, drejtuesit më të lartë të Forcave të Armatosura janë përgjegjës për ndërtimin e paligjshëm, të kryer në brendësi të territorit të Bazës së Shëngjinit.

Më 29 korrik 2021, SPAK i konfirmoi autorit të këtij shkrimi se kishte nisur hetimet për të dyja këto padi, ndërsa më 14 shtator 2021 i pohoi se nuk kishte ende persona nën hetim.

Edhe pse praktikisht duhet t`i përulemi vullnetit rrezikues të një njeriu të vetëm, ndëshkimi përmes ligjit është shpresa e vetme e një populli të tërë për të shpëtuar nga skemat mafioze të grabitjes së pasurive publike.

Deri tani, të orkestruara nga maja e piramidës së pushtetit, këto skema kanë treguar se janë krijuar vetëm për qëllime kriminale. Abuzimi me pronat publike, falja e tyre klientëve apo oligarkëve si të ishin prona të lëna trashëgim nga babai, deri tani ka pasur vetëm një qëllim: mbushjen e xhepave. Le të besojmë nisjen e ca ndryshimeve domethënëse!”, thuhet në shkrimin e publikuar nga INA (rrjeti investigativ shqiptar) 

Lapsi.al

Pas

Rriten pagat në Gjermani/ Duke filluar nga tetori një punëtor do të marrë 12 euro për orë

Para

Ndodh në Rrugën e Kombit/ Policia ndëshkon qindra shoferë, shikoni çfarë zbuloi radari e makina inteligjente

Para
Ndodh në Rrugën e Kombit/ Policia ndëshkon qindra shoferë, shikoni çfarë zbuloi radari e makina inteligjente

Ndodh në Rrugën e Kombit/ Policia ndëshkon qindra shoferë, shikoni çfarë zbuloi radari e makina inteligjente

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

nga Fast News
12:37 | 23/08/2025
0

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

nga Fast News
12:32 | 23/08/2025
0

Letrat me vlerë të qeverisë, ministri i Financave nxit qytetarët që të investojnë

Letrat me vlerë të qeverisë, ministri i Financave nxit qytetarët që të investojnë

nga Fast News
12:27 | 23/08/2025
0

Turistët dhe temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë, ja sa ka arritur

Turistët dhe temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë, ja sa ka arritur

nga Fast News
11:52 | 23/08/2025
0

Recent News

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

12:37 | 23/08/2025
Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

12:32 | 23/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar