Historia e saj bëri xhiron e rrjetit.
Bëhet fjalë për ngjarjen në Librazhd, ku nusja e djalit u kap mat në dhomën e gjumit nga vjehrri dhe vjehrra e saj.
Sot në emisionin “Me zemër të hapur” do të përballen live nusja e re 20-vjeçare dhe vjehrra e saj, ku secila palë do të thotë versionin e saj.
Ndërkohë e pyetur nga moderatorja Evis Ahmeti, vajza ka thënë se është martuar që 17 vjeç me burrin, i cili jeton në Gjermani.
Sipas 20-vjeçares, ai nuk ka pranuar ta marrë me vete, pasi prindërit e përdornin për shërbëtore.
Në radhë të parë të falënderoj që je pjesë e emisionit..Ti ke versionin tënd… Prej sa vitesh je e martuar?
Prej 3 vitesh.
Je 20 vite?
Po!
Do të thotë se ke qenë 17 vjeçe…Si u bë kjo martesë?
Martesa…isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen, se dija ça do ndodhte më pranova. Ma mbushi mendja familja e burrit dhe babai im më thoshte; është familje e mirë. Ma mbushën mendjen dhe ma bënë top; është familje e mirë.
Kur thua ‘familjarët’, ata kanë qenë prezent ??
të dy, vjehrri vjehrra që ma mbushën mendjen
Ku të njihnin ata?
Unë punoja në Togëz, ata kishin lokalin aty. Dhe më njohën. Ishte vjehrra që më zgjodhi
Prej sa vitesh jeton në Gjermani?
Dy vite. Kur jam njohur, ka qenë disa kohë këtu dhe erdhi tani një muaj dhe më pas iku prapë. I kam kërkuar të më merrte por thoshte që do rrish me mamin.