Kjo sfidë 30-ditore nuk është e thjeshtë dhe shumica shkojnë deri tek gjysma.
Por siç thotë ajo shprehja:”Sa më e lartë ngjitja,aq më e bukur pamja”
Jeni gati?
Dita1-Bëj një ushtrim të thellë frymëmarrjeje duke e mësuar online si bëhet
Dita2-Tako një shok/shoqe të vjetër
Dita3-Bëj plane për një aventurë që gjithmonë ke dashur ta bësh.
Dita4-Fal diçka qe nuk e përdor më
Dita5-30 minuta Yoga
Dita6-Planifiko një vakt të shëndetshëm
Dita7-Kërko ndihmë nëse ke nevojë
Dita8-Dëgjo muzikën tënde të preferuar
Dita9-Lexo 10 minuta
Dita10-Bëj një ecje
Dita11-Shko ne SPA qoftë 30 minuta
Dita12-Praktiko hobin e preferuar tëndin
Dita13-Largohu nga realiteti me një film
Dita14-Shko në krevat 30 minuta më herët se zakonisht
Dita15-Sot konsumo shumë ujë dhe pak ushqim
Dita16-Planifiko një mbrëmje me lojra
Dita17-Realizo planin që ke kaq kohë që e shtyn
Dita18-Bëj një listë me gjërat që duhen bërë
Dita19-Komplimento dikë
Dita20-Planifiko një natë vetëm me miq
Dita21-Provo 5 minuta meditim
Dita22-Bëj një telefonatë në kamer me një familjar që jeton jashte shtetit dhe ke kohë pa folur
Dita23-Planifiko një ditë në natyrë
Dita24-Dil në një takim se nuk është e thënë të martohesh patjetër
Dita25-Koha për të hequr nga lista e miqve të tu të gjithë njerëzit toksik nga rrjetet sociale dhe ish-in nëse e mban ende
Dita26-Thuaj JO për diçka që nuk të pëlqen
Dita 27-Bëj një bisedë të gjatë telefonike me dikë
Dita28-Shiko video humori për të qeshur
Dita29-Shkruaj për diçka të bukur që të ka ndodhur
Dita30-Fillo një zakon të ri që të bën të plotësuar