• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Sinjalet që jep trupi kur e teproni me sheqerin

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Lifestyle
0
Sinjalet që jep trupi kur e teproni me sheqerin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sheqeri është i shijshëm, por nëse e konsumoni në sasi të mëdha, jeni duke dëmtuar rëndë shëndetin tuaj.

Ndoshta, pasi të lexoni këtë artikull nuk do ta shihni sheqerin me të njëjtin sy si më parë. Trupi i njeriut nuk resht së dërguari alarme dhe thirrje për ndihmë, sidomos kur bëhet fjalë për konsumin e sheqerit.





AgroWebdo t’ju ndihmojë të zbërtheni kodet që trupi lëshon kur e keni tepruar me sheqerin.

Mungesë energjie dhe lodhje:
Ndjesia e vazhdueshme e lodhjes ose këputjes është një nga shenjat më të lehta për t’u kuptuar, që vjen si pasojë e dozave të larta të sheqerit. Ndonëse karbohidratet që ju konsumoni mund t’ju ofrojnë doza të forta energjie, mos harroni që bëhet fjalë për një situatë të përkohshme. Nëse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, duhet patjetër të vëzhgoni me kujdes stilin e ushqyerjes dhe të zbuloni nëse pini ujë mjaftueshëm apo nëse i jeni dorëzuar trullosjes së rreme të sheqerit.

Fiksimi i ëmbël:
Nëse jeni vazhdimisht në kërkim të gjërave të ëmbla atëherë gjasat janë që ju po krijoni një varësi të rrezikshme. Konsumi i sheqerit mund t’ju bëjë të fiksuar pas tij. Nëse nuk duroni dot një ditë të vetme pa të ëmbla, atëherë me siguri keni rënë pre e kësaj varësie.

Në kthetrat e gripit dhe të ftohtit:
Nëse vini re që sëmureni shumë shpesh, atëherë mund të fajësoni sheqerin. Nëse jeni kthyer në një “tabelë qitje” për çdo virus që qarkullon në qytet, atëherë duhet të ndryshoni dhe të hiqni dorë nga gjërat e ëmbla. Konsumimi i tepruar i sheqerit e dobëson sistemin imunitar dhe shpërbën aftësinë natyrale të trupit për të luftuar të ftohtin, gripin, viruset dhe sëmundjet kronike.

Trullosje (veçanërisht pasi ke ngrënë):
Kur konsumoni shumë sheqer, nivelet e sheqerit në gjak rriten me shpejtësi dhe bien menjëherë. Ritmi normal është që niveli i sheqerit të bjerë gradualisht. Luhatjet e vazhdueshme në nivelin e sheqerit në gjak, shkaktojnë probleme serioze në proceset mendore.

Humbja e shijes:
Konsumi i tepërt i sheqerit bombardon ndjesitë e shijes dhe i çorodit ato. Toleranca e shqisës së shijes ndaj të ëmblave rritet dhe rrjedhimisht ke nevojë për sheqer, gjithnjë e më shumë. Kur shqisa e shijes ka nevojë të ngopet me të ëmbla, atëherë do ta keni më të vështirë për ta kënaqur me pak. Megjithatë, nëse filloni tërheqjen graduale nga sheqeri, toleranca e kësaj shqise do të rimëkëmbet, madje do të dalloni kur diçka është shumë e ëmbël dhe do të arrini të bëni dallimin mes ushqimeve të duhura.

Probleme me këmbët dhe lëkurën:
Sheqeri është si inflamacioni. Ka të njëjtin ndikim në organizëm, madje mund të shkaktojë probleme serioze në lëkurë. Nëse vuani nga lëkura e thatë, ose me yndyrë, ekzema, apo aknet, atëherë mund të fajësoni sheqerin. Sheqeri ka të njëjtin ndikim edhe tek këmbët, tek thembra, shputat dhe gishtat, duke shkaktuar dhimbje. Konsumi i tepërt i sheqerit mund të shkaktojë rënie të ndjeshme të hormoneve dhe neurotransmetuesve. Rrathët e zinj tek pjesa e poshtme e syve është nga shenjat e kësaj simptome.

Shtim në peshë:
Teprica e sheqerit do të thotë që keni konsumuar shumë kalori. Duke qenë se sheqeri nuk ka as fibra e as proteina, atëherë nuk do të ndiheni kurrë të ngopur dhe nuk do të ndaloni së ngrëni. Për më tepër, sheqeri shkakton çlirimin e insulinës në gjak, që luan një rol domethënës në shtimin ne peshë. Sa më shumë insulinë të ketë në organizëm aq më e lartë do të jetë rezistenca ndaj tij. Organizmi do të çoroditet, sepse nuk do të dijë si t’i përgjigjet sasive të insulinës dhe të përpunojë sheqerin në mënyrën e duhur.

Për më tepër, pankreasi, organi përgjegjës për insulinën, do të lodhet dhe do të shkaktojë zhvillimin e diabetit./AgroWeb

Pas

Koreografi spektakolare në “Air Albania”, tifozët ndezin atmosferën me mjete piroteknike

Para

Këshillimi i karrierës, Bashkia u ofron të rinjve listën me 100 profesionet më të kërkuara

Para
Këshillimi i karrierës, Bashkia u ofron të rinjve listën me 100 profesionet më të kërkuara

Këshillimi i karrierës, Bashkia u ofron të rinjve listën me 100 profesionet më të kërkuara

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar