Në fasadën e Universitetit Politeknik të Tiranës, është vendosur një banderolë e madhe ku shihet Mourinho. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ deputetja e PD-së Flutura Açka theksoi se autori që ka bërë këtë shkelje, duhet të përballet me ligjin.
REAGIMI I ACKES
Kush ia jep të drejtën e kësaj shkeljeje ligjore?
Kjo fasadë është pronë publike dhe Stadiumi Shqiptar, dhe asetet publike, duhet të jenë neutrale në ndeshjen e nesërme.
Kush e ka bërë këtë shkelje, kush ka urdhëruar për këtë, duhet të përballet me ligjin.
Në shtëpinë e tij, në ballkonin e tij, në rradaken e tij, në injorancën e tij, kushdo mund të bëjë tifo për kë të dojë, por të përdorësh hapësirat publike nē këtë formë, është e dënueshme.
I bëj thirrje Ministres së Arsimit, zonjës Kushi, Federatës së Futbollit, Rektoratit të Universitetit dhe Bashkisë Tiranë të mos e shkelin rregullin bazë të neutraliteit në institucionet publike.
I bëj thirrje Prokurorisë së Tiranës të nisë menjëherë hetimet për shkelësit e ligjit dhe abuzantët të veshur me pushtet.
Mos e bëni pis ende pa filluar festa! Ai poster duhet të hiqet menjëherë dhe është një turp kombëtar për këdo që ka urdhëruar të vendoset aty!