• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kina dështoi në ftesën për paqe në prag të sulmit rus ndaj Ukrainës

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Kina dështoi në ftesën për paqe në prag të sulmit rus ndaj Ukrainës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Lojërat olimpike janë pasqyrim i paqes dhe kjo ishte një nga arsyet pse Kina i kërkoi  Rusisë të shtynte pushtimin në Ukrainë deri në përfundim të lojërave të Pekinit. Por, a është kjo paqja e vërtetë?! Në fakt, e mira është t’i kërkojë një sulmuesi, e ta nxisë që të mos e bëjë asnjëherë. Presidenti kinez Xi Jinping ka thënë se Kina me Rusinë kanë një miqësi pa kufij. A nënkupton kjo miqësi që Kina i pranon shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës në Ukrainë nga Rusia?!

Pas zhvillimit të Lojërave Olimpike, Ambasadori kinez në Shqipëri dha një intervistë për mediat shqiptare ku është shprehur se Sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohet, duhet të respektohen qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, shqetësimet e ligjshme të sigurisë të të gjitha vendeve duhet të merren seriozisht dhe të gjitha përpjekjet për zgjidhjen paqësore të krizës duhet të mbështeten, por nga ana tjetër nuk dëshiron të sanksionojë Rusinë për shkeljen e sovranitetit të Ukrainës. Ai shprehet se Kina dëshiron që lufta të mbarojë sa më parë po ndërkohë Kina nuk ka bërë asnjë përçapje për ta ndaluar si kanë bërë mjaft vende të tjera duke marrë vendime në unanimitet kundrejt Rusisë.





Ndërkohë që ambasadori shprehet për respektim të sovranitetit dhe të drejtave të njeriut duke e treguar rolin e Kinës si një faktor të rëndësishëm në mbrojtjen e këtyre të fundit, pretendimet dhe sulmet provokuese ndaj Tajvanit krijojnë paradoksin, midis asaj që Kina mundohet të tregojë edhe asaj që është në të vërtetë. Kina flet për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të popujve, por nuk rezulton t’i aplikojë ato në territorin e saj. Madje vlerësimet e studiuesve të gjeopolitikës tregojnë se ajo i shkel mizorisht këto të drejta brenda Kinës, si në Provincën XinJang, ku jetojnë pakicat myslimane si ujgurët në Tibet dhe në HongKong.

Ambasadori kinez në Shqipëri ka theksuar me krenari, se Presidenti kinez Xi Jinping ka shkëmbyer telefonata me shumë udhëheqës për të arritur negociata për paqen por bota akoma nuk ka parë ndonjë veprim konkret për të arritur atë. Kina është në kontradiktë totale me qëndrimin mbi sovranitetin,  integritetin territorial dhe mosndërhyrjen.

Nisur nga këto, edhe pse diplomacia kineze synon të shfaqë një imazh të mirë të Kinës në raport me pakicat brenda vendit apo edhe në raport me politikën e jashtme, nuk shmanget pesha e politikave të gabuara të Kinës, të cilat rëndojnë në kurriz të shteteve të tjera të pavarura.

Duhet të kujtojmë se, ndryshe nga zyrtarët ndërkombëtarë, që nuk udhëtuan drejt Kinës për të ndjekur Lojërat Olimpike Dimërore për shkak të shqetësimeve për të drejtat e njeriut, Presidenti rus Vladimir Putin e  zhvilloi këtë vizitë, ndërsa ishin rritur tensionet për grumbullimin e trupave ruse në kufirin me Ukrainën. Putin dhe Presidenti kinez Xi Jinping u takuan ballë për ballë, për të parën herë që nga viti 2019 dhe bisedimet e tyre synuan forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes Moskës dhe Kinës dhe koordinimin e politikave të tyre përballë presionit perëndimor. Ishte pikërisht ky takim ku ata shpallën midis dy vendeve një “miqësi pa kufij”.

Presidenti Putin vlerësoi karakterin vërtet të pashembullt të marrëdhënieve Kinë-Rusi, një marrëdhënie dinjitoze, që ndihmon këto dy vende të zhvillohen. Pavarësisht mungesës së një aleance formale Kina dhe Rusia janë afruar shumë vitet e fundit gjë e cila tregohet qartë edhe në marrëveshjet që u nënshkruan gjatë takimit duke e shprehur si diçka e mirë për të gjitha vendet e botës po në të vërtet rezulton e shfrytëzuar në funksion të mbrojtjes së interesave të tyre dhe forcimit të kësaj miqësie në të ardhmen. Veprime këto, që të bëjnë të besosh se Kina po përpiqet të fshehë atë që është në të vërtetë, veprime që bihen në kundërshtim me atë që deklarohet nëpër intervista edhe konferenca.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua, theksoi në Shkurt se presidenti Putin u shpreh se Moska dhe Pekini luajnë një “rol të rëndësishëm stabilizues” në çështjet globale dhe ndihmojnë që çështjet ndërkombëtare të bëhen “më të drejta dhe gjithëpërfshirëse”. Deri aktualisht duket se kjo aleancë po luan një rol të rëndësishëm vetëm në funksion të interesave ekspansioniste reciproke të Rusisë e Kinës duke injoruar çdo të drejtë e parim ndërkombëtar.

Duke lexuar intervistën e ambasadorit kinez në Shqipëri dhe duke parë strategjinë dhe taktikat e Kinës të lind dyshimi nëse ambasadori Zhou ka njohuri të mjaftueshme mbi parimet e sovranitetit, është nën censurë mediatike dhe nuk ka mundësi të shohë se çfarë ndodh realisht apo i duhet që të shprehë gjëra të cilat edhe vetë nuk i beson.

Si përfundim, duket shumë qartë pozicioni i Kinës, tashmë për fat të keq i çimentuar!/ Businessmag.al

Pas

Pandemia në 24 orë/ Të dhënat më të reja, ja çfarë ka ndodhur në Shqipëri

Para

Si u prish marrëveshja? Zgjedhja e presidentit të ri, digjet dhe raundi i dytë i votimit

Para
Si u prish marrëveshja? Zgjedhja e presidentit të ri, digjet dhe raundi i dytë i votimit

Si u prish marrëveshja? Zgjedhja e presidentit të ri, digjet dhe raundi i dytë i votimit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

nga Fast News
13:57 | 28/08/2025
0

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

nga Fast News
13:41 | 28/08/2025
0

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

nga Fast News
09:00 | 28/08/2025
0

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

nga Fast News
08:30 | 28/08/2025
0

Recent News

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

13:57 | 28/08/2025
Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

13:41 | 28/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar