Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla u shprehe se raundi i dytë për votimin e Presidentit të tjetër më 23 maj ora 18:00. “Raundi i dytë të zhvillohet ditën e hënë datë 23 maj orën 18:00. Besoj që ky është propozim që biem të gjithë dakord.” tha Taulant Balla.
Kushtetuta parashikon që Kuvendi të shkojë në një raund të dytë për të zgjedhur Presidentin e Republikës, e cila përkon me datën limit 24 maj. Nisur nga kjo, është organizuar sot në selinë e Kuvendit Konferanca e Kryetarëve për përcaktimin e datës kur do të tentohet për herë të dytë zgjedhja e Presidentit. As opozita dhe as maxhoranca nuk kanë dalë me një emër deri më tani, ndërkohë që kryeministri Rama paralajmëroi një ditë më parë se do të prisnin opozitën deri në raundin e tretë për një marrëveshje, nëse kjo nuk ndodhte sipas tij, atëherë maxhoranca do ta zgjidhte vetë Presidentin në raundin e katërt apo të pestë.
Ndërkohë, i pranishëm në Konferencën e Kryetarëve, Fatmir Mediu tha se opozita duhet të dalë me një emër të përbashkët për President, duke patur në fokus edhe krahun e Berishës, nëse kjo nuk ndodhte sipas tij, atëherë opozita duhej të tërhiqej nga procesi. Kjo do të bënte që maxhoranca të mbetej e vetme në Kuvend dhe të zgjidhte presidentin e që donte.
Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj tha se vendit i duhet një president me qasje euro-atlantike, ndërsa theksoi se socialistët i kanë votat për ta zgjedhur vetë kreun e shtetit në raundet e mëvonshme, por nuk kanë mandate etike duke patur në fokus personazhet e shpallur “non grata”, të cilët prodhuan disa mandate deputetësh në zgjedhjet e fundit.
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha Rama nuk po sillet me sinqeritet në këtë proces pas sipas tij për kërkon ezaurimin e raundeve me shpejtësi deri sa të shkojnë në raundin e katërt dhe të pestë në mënyrë që ta zgjedhin vetë pastaj me 71 vota.
Si zgjidhet Presidenti
Kushtetuta parashikon 5 raunde votimi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në tre raundet e para, Presidenti duhet të zgjidhet me 3/5 e votave, pra 84 vota. Sipas ndryshimeve të bëra në Kushtetutë, në rast se në fund të tre raundeve nuk është zgjedhur ende një person, atëherë kalohet në raundin e katërt, ku Presidenti duhet të zgjidhet me 71 vota.
Nëse në raundin e katërt njëri prej kandidatëve të mbetur në garë nuk siguron 71 vota, kalohet për votim në raundin e pestë, ku sërish duhen 71 vota. Nëse dështohet edhe në raundin e pestë, atëherë shpërndahet Parlamenti dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe do të jetë maxhoranca e re që do të zgjedhë Presidentin.
Enkelejd Alibeaj
Në një proces të tillë ne në PD kemi menduar që të hyjmë dinjitoz. Menduat se do të bëheshim fasadë. Deri tani besoj se kemi qenë dinjitoz. Duhet të jemi akoma dhe më dinjitozë. Në një situatë të tillë do të na duhet të ruajmë dinjitetin. Nuk kemi kërkuar asgjë, më shumë se sa për të nderuar procesin e zgjedhjes së presidentit dhe mazhornca nuk ka asnjë lloj reflektimi. Si një shenjë për të dalë nga loja e kulisave bëmë këtë hap.
Ca kritere duhet të ishin përcaktuar, ca kritere janë ligjore, që figura presidencaiale duhet të ketë e për të cilat duhet të biem dakord. Jam dakord që duhet të biem dakord dhe ne të opozitës. Por për të qenë një proces dinjitoz që mos të shndërrohet në farsë e në një lojë, qëndrimi në rrafsh parimor besoj se është i duhuri.
Duke marrë pjesë në proces, për të instauruar një proces i cili të dalë jashtë interesave politike që t’i japë këtë legjitimitet presidentit. Disa kërkesa elementare duhen. Duhet të ketë një shprehje për qëndrimin tonë nga ana e mazhorancës.
Nuk emërohet presidenti nga ju dhe ne, nuk do të jetë president. Do të jetë president pallati. A duhet në të mundohemi gjithmonë e më shumë për t’ua bërë të ditur sesi po ecim ne për procesin e zgjedhjes së opozitës. Deri tani ka vetëm heshtje nga mazhoranca. Rama hipokrit do të shtyjë raundet dhe të shkojë tek raundi i 4. Nuk kemi asnjë lloj instrumenti për ta ndaluar, vetëm morali. Si shenjë për të dal nga loja e vjetër 30-vjeçare e kulisave për përzgjedhjen e presidentit, bëmë të hapur disa kritere që figura duhet të mbaj e të jemi dakord. Presidenti nuk duhet të jetë as i njërës palë, as i tjetrës. Vetëm kështu do të kishte virtytin të ishte mbi palët.
Fatmir Mediu
Mendoj që është një nga momentet më të rëndësishme të një kuvendi zgjedhja e presidentit të republikës dhe kërkon një angazhim serioz nga secili nga ne për detyrimin kushtetues. Për të gjithë analizën për gjykimet dhe paragjykimet, mendoj që opozita ka autoritete publike për të propozuar për kandidat për president. Në raundet që vijnë, të ketë seanca me emra konkrete, mundësisht të propozuara mes opozitës dhe pozitës.
Të shkohet me kandidatë të propozuar nga ne ose të ndërpresim marrjen pjesë nga ky proces. Të propozohen kandidatura nga opozita pavarësisht nga sjellja e mazhorancës, unë kam vlerësuar dhe vlerësoj me seriozitetin më të mëdha propozimet e kriteret nga kolegët. Mendoj që nuk duhet të humbasim kohë me debate të përgjithshme por të diskutojmë me deputetët për kandidatura.
Edhe në rastin e veprimit të njëanshëm, të paktën ne të bëjmë detyrat tona si opozitë
Agron Gjekmarkaj
Maxhoranca ka numra për ta zgjedhur presidentit, por nuk ka mandate etike. Rama të bashkojë dy postet në një, paradite kryeministër dhe pasdite president. Unë besoj se vendi ka nevojë për një president më shumë sesa i opozitës, por një president euro-atlantik. Prandaj revokoj këtu të gjithë faktorë politikë do të ishte udhës që presidenti i ri të jetë, as i Ramës as i Berishës as i Metës, por një person i investuar nga bota perëndimore, si investim dhe rojtar i demokracisë.