• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ronelën e lodhën” Kompozitori tregon prapaskenat: Ja çfarë ndikoi negativisht në interpretimin e saj

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Ronelën e lodhën” Kompozitori tregon prapaskenat: Ja çfarë ndikoi negativisht në interpretimin e saj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kompozitori i njohur Edmond Zhulali ka komentuar fitoren e “Eurovision 2022” me këngën ‘Stefania’ nga grupi Kalush Orchestra.

Ai e cilësoi festivalin si unik dhe sipas tij votimi i publikut reflektoi edhe notat e ngjarjeve që po zhvillohen në Ukrainë.





Edmond Zhulali u shpreh se publiku e ka pëlqyer hitin, duke e cilësuar si një nga më të preferuarat.

Kompozitori u ndal dhe të kënga e Shqipërisë “Sekret” e interpretuar nga Ronela Hajati, e cila sipas tij kishte një performancë të rënduar të baletit, gjë që ndikoi negativisht në vokalin e këngëtares.

“A është ndikuar publiku në formë solidariteti? Edhe mundet! Struktura dhe mënyra e menaxhimit të pikëve është e pandikueshme. Dhe kur kam qenë në juri, nuk kemi pasur absolutisht asnjë ndikim.

Në shumicën e rasteve Shqipëria ka dalë në finale. Edhe opinionet në Eurovizion ishin të vlerësuara për këngët shqiptare. Në rast kur një këngë shqiptare arrin në finale, si unë në vend të 7 me Anjezën, Rona në vend të 5, nuk është politikë. Kur eliminohet kënga është politikë. Nuk duhet të jemi pasionant pse është kënga ime është më e bukura, duhet të jemi më racional.

Po ky festival na ka kualifikuar në finale, kemi lënë pas shtete si Gjermania, Anglia dhe Franca. Gjermania doli e fundit mbrëmë dhe është subvencionuesi më i madh i Eurovizionit. Duhet të jemi më gjakftohtë, detyra e kompozitorëve shqiptarë dhe institucioneve të çojnë një këngë sa më të bukur. Diçka ka çaluar, përgjegjësia kryesore bie tek drejtuesit, mënyra si e kanë menaxhuar.

Çdokush që merr pjesë në aktivitet ka detyrim të kryejë procesin sa më profesionalisht. Aty nuk mundet as këngëtari, as kush merret me koreografinë të bëjnë çfarë duan. Çdo gjë që bëhet miratohet nga një drejtim artistik. Mendoj se nuk është zbatuar. Ajo u anatemua për disa veprime që nuk ishin të hijshme në skenë. Jo veshja. Performanca vinte sipas një logjike në funksion të këngës.

Veprimet e këngëtares duhet të ishin kontrolluar disa herë në Tiranë, jo të reagonte Eurovizioni dhe të hiqte fotografitë. Pjesa muzikore, Ronela kishte shumë pasion për këngën, është përpjekur jashtëzakonisht. Pavarësisht devijimeve, performanca e baletit ishte shumë e rënduar dhe ndikoi negativisht në interpretimin vokal të saj. E lodhën nuk mund dhe të këndosh dhe të bësh gjithë atë lëvizje në skenë. E lodhën!

Ronela këndoi në Shqipëri, nuk e kontestoi njeri. Këto janë problemet e këngës sonë. Pikët e gjysmëfinaleve nuk shfaqen sapo mbaron gjysmëfinalja e dytë. Mbrëmë u shfaqën pikët ka marrë 46 pikë nga publiku 12 pikë nga juria dhe juria mendoj se është ndikuar nga këto arsyetime që thashë.
Zhulali shtoi se njësitë matëse sot janë shtuar shumë dhe se në Youtube shikueshmërinë e shikon më mirë se sa vetë e shohin RTSH nga Shqipëria, por tha se janë pak më komerciale”.

Më tej nënvizoi se nëpërmjet Youtube ka dhe fonde dhe përfitime shumë të mëdha nga këngët me shumë pëlqime.

“Kënga e Ronelës është pritur mirë në ekspozimin e videoklipit. Problemi ishte në Eurovizion dhe unë bëj fajtor drejtuesit e stafit. Mendime të ndryshme janë pro dhe kundër. Duhet të synosh të marrësh maksimumin. Duhet material muzikor që ta pëlqejë dhe një gjerman, francez dhe një italian. Juritë kanë këndvështrim tjetër jo vetëm përjetimin e momentit të një kënge. Shihet e zbërthyer në çdo notë.

Muzika është pjesë e formimit të një individi, është shumë e kontestueshme. Juritë janë më të përgatitura se publiku, kanë një këndvështrim tjetër. Vlerësimi i jurisë ka qenë 75%, tani po shkojmë drejt barazimit. Po rritet besueshmëria që një këngë të mos i mbetet vetëm profesionistëve.

Muzikantët kanë shije të tjera, gjithmonë e kam thënë jemi pak të ndjeshëm në momentin që mbaron Eurovizioni, por kur qetësohesh e shikon që ato vlerësime janë shumë reale. A duhet te vendosë juria? Dje vendosi publiku, i cili është i pamanipulueshëm. Dje fitoi publiku. Nuk mund të ndodhë që një festival të ndodh jashtë kontekstit të kohës.

Në vitin 2004 kam qenë me Anjezën dhe kam kuptuar që në atë aktivitet nuk kishte kufij mes shteteve atje janë hequr kufijtë me kohë. Është festival që promovon vlerat më të mëdha universale njerëzore.

Çdo vit festivali bëhet në kontekstin e vitit që kalon. Do jemi gjithmonë sipas momentit. Momenti nuk ndikon tek profesionisti por tek publiku. Unë them që duhet t’ia lëmë publikut këtë vendimmarrje. Nuk mund të kenë votuar gabim mbi 5 apo 10 milionë votues”.

Pas

“Të futemi në garë” Ibseni Elezi fushatë për kreun e PD, por ja detaji që mori vëmendje

Para

Zbardhet kërkesa në parlament, qeveria e Finlandës vendos anëtarësimin në NATO

Para
Zbardhet kërkesa në parlament, qeveria e Finlandës vendos anëtarësimin në NATO

Zbardhet kërkesa në parlament, qeveria e Finlandës vendos anëtarësimin në NATO

Të Gjitha

A po krijon vende pune ekonomia? Papunësia arrin në 8.7%, rënie thuajse e pëpërfillshme

A po krijon vende pune ekonomia? Papunësia arrin në 8.7%, rënie thuajse e pëpërfillshme

nga Fast News
10:14 | 26/06/2025
0

Informaliteti në turizëm, vetëm 12% e turistëve flenë në hotele e shtëpi

Informaliteti në turizëm, vetëm 12% e turistëve flenë në hotele e shtëpi

nga Fast News
09:56 | 26/06/2025
0

Rritje e fondeve për sigurinë deri në 5% e PBB? Ja sa kemi paguar deri më tani

Rritje e fondeve për sigurinë deri në 5% e PBB? Ja sa kemi paguar deri më tani

nga Fast News
09:47 | 26/06/2025
0

Zihet më pak peshk, INSTAT: 14.9% më pak vitin e kaluar

Zihet më pak peshk, INSTAT: 14.9% më pak vitin e kaluar

nga Fast News
09:28 | 26/06/2025
0

Recent News

A po krijon vende pune ekonomia? Papunësia arrin në 8.7%, rënie thuajse e pëpërfillshme

A po krijon vende pune ekonomia? Papunësia arrin në 8.7%, rënie thuajse e pëpërfillshme

10:14 | 26/06/2025
Informaliteti në turizëm, vetëm 12% e turistëve flenë në hotele e shtëpi

Informaliteti në turizëm, vetëm 12% e turistëve flenë në hotele e shtëpi

09:56 | 26/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar