Fushata e ish-kryeministrit Sali Berisha në Elbasan ka nisur me një incident.
Sapo Berisha ka marrë fjalën, një i pranishëm në gjendje të dehur ka nisur të bërtasë.
Në atë moment, disa persona të tjerë kanë tentuar ta largojnë.
Por vetë ish-kryeministri duke parë gjendjen e personit përballë e ftoi që të afrohej për të dëgjuar atë që kishte për të thënë.
Ka zgjatur vetëm pak minuta situata e tensionuar, dhe më pas personi është larguar nga podiumi.