• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Hipokrizi, është borxh” Huaja 50 milionë euro për barazinë gjinore, irritohet Grida Duma

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Hipokrizi, është borxh” Huaja 50 milionë euro për barazinë gjinore, irritohet Grida Duma
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma diskutoi në seancën e sotme plenare në Kuvend mbi marrëveshjen e huas me Agjencinë Franceze Për Zhvillim.

Sipas saj, shuma prej 50 milionë eurosh për gratë është borxh.





Nga foltorja e parlamentit, Duma theksoi se sot në Shqipëri gratë vriten, ndërsa që prej 2016-ës e deri në vijim 90% e viktimave janë gra.

“Të bësh një propagandë alla komunist. Shikoni; ‘Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne nuk ka. Ne nuk kemi arritur shumë, por do bëjmë gjithçka. A kemi bërë gjithçka? Jo! Por kemi bërë mjaftueshëm’. Një gjë e dini dhe ju, kjo gjëja, 50 mln euro nuk është barazi gjinore. Ky është debati që kemi bërë. Kjo 50 mln euro është mbështetje.

Jam e fushës së barazisë gjinore, e di se ça do të thotë se çfarë do të ndodhte me 50 mln euro për barazinë gjinore. Ju jeni ata që bëni dhe shani vetëveten. Njerëzit nuk ju dëgjojnë juve, se ata s’kanë detyrë t’ju dëgjojnë, Por duan të marrin produkt nga ju. Nuk është çështja nëse shifrat në letra rriten apo jo, por çfarë ndodh me realitetin e gruas.

S’ka shanse që një grua që dhunohet, t’i vendoset një byzylyk te dora dhe t’i thotë je e mbrojtur. Gratë vriten. Janë shifrat tuaja. Shifrat tuaja tregojnë se nga 2016-ës, vrasja e grave brenda mandatit tuaj, deri në 2020, kanë shkuar 80.9%. 90 përqind e vrasjeve me bazë gjinie janë gra. E dimë se pse ndodh. Janë të varfër. Nuk është çështja të ndërtosh projekte për gratë e administratës.

Kjo është hipokrizi. Në rast se gratë e politikës nuk mbrojnë vetëveten, largqoftë se s’dinë të bëjnë politikë. barazia gjinore nuk është që t’i japim 50 mln me kapakun e pusetës. Kam pyetur dhe më thanë; është borxh. A mund të dilni këtu dhe të thoni të vërtetën! Çfarë nxijmë ne, kur janë rritur me 10% vrasjet. Ju thoni; askes te asetet. Që dmth se kur shitet një pronë, noteri s’ka të drejtë që ta shesi pa firmën e gruas. Si krah pune 42% e mbulon gruaja si krah pune në bujqësi. E dimë se si është bujqësia, krah pune, primitivitet. Gruaja shqiptare rrihet nga vjehrri, nga vjehrra, nga burri, nga të gjithë. Kap ça të kapësh, e kemi kthyer në moto.

Barazia gjinore është kthyer në çështje klikimesh. Pres që dikush nga ju të thotë; po zonjë, kjo nuk është barazi gjinore, por borxh dhe deficit. Ne nuk jemi pro kësaj gjëje, se kundërshtuam për një arsye tjetër, sepse mendojmë se marrja e parave nga ADF është ADF prestigjioze që do të moderojë buxhetimin. Pse Serbia merr projekte dhe ne nuk marrim? Pse ne marrim borxhe dhe ata projekte? Ne arrijmë me zor të bëjmë një projekt dhe po i paguajmë sot ato që kemi bërë dje.”, tha Duma.

 

Pas

Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 7 makina

Para

Donald dhe Romeo Veshaj bënë klipin në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, avokati depoziton kallëzimin në Prokurori

Para
Donald dhe Romeo Veshaj bënë klipin në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, avokati depoziton kallëzimin në Prokurori

Donald dhe Romeo Veshaj bënë klipin në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, avokati depoziton kallëzimin në Prokurori

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

nga Fast News
11:03 | 24/08/2025
0

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

nga Fast News
11:01 | 24/08/2025
0

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

nga Fast News
12:37 | 23/08/2025
0

Recent News

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

11:14 | 24/08/2025
E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

11:03 | 24/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar