Pasi KPA e shkarkoi nga detyra, ish-prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj ka treguar se cila do të jetë lëvizja e saj e rradhës.
Ajo u shpreh se e ka të vështirë që të ngrihet në mëngjes dhe të mos shkojë në vendin e saj të punës.
Imeraj paralajmëroi se do ta vijojë betejën e saj me drejtësinë edhe jashtë vendit, teksa nuk është dakord me vendimin e KPA-së.
Ndër të tjera ajo ka ndarë edhe një situatë, teksa i biri 11-vjeçar i ka kërkuar të mos bërtas më në shtëpi sepse nuk është më prokurore.
“Në momentin e shkarkimit askush nuk ka dëshirë të madhe për të rifilluar jetën e tij në moshën 43 vjec. Me birin 11- vjeçar në ato ditë që ishte duke u zhvilluar procesi më tha “mos bërtit se nuk je më prokurore, mos më jep urdhra’.
Njeriu duhet të shfaqet në jetë për të parë dhe përqafuar apo elementë që janë më të rëndësishme. Është e dhimbshme që Elisabeta Imeraj të mendoj që do ngrihet në mëngjes dhe nuk do vejë në prokurori megjithatë unë duhet të ndjek dhe këshillat e fëmijëve të mi që duhet të vazhdoj jetën.”-tha Imeraj.
Më tej Imeraj ka treguar se çfarë do të bëjë me karrierën e saj.
“Ajo që ndodhi më ka bërë të mendoj shumë gjëra. Unë si prokurore i kam parë situatat e prezantuara në dosjet e shqyrtuara në hetim të tilla që kam dashur të mbrojë akuzën me patjetër. Unë nuk kam guxuar ndonjëherë që të ngre gishtin dhe të vë akuza pa patur një format ligjor. Të gjitha pretendimet e ngritura në akuza të pazbardhur dhe anonime më janë dukur të guximshme. Elisabeta Imeraj do jetë një e fortë për të gjithë ato shtresa në nevojë”-shtoi ajo.